Shumë njerëz e gjejnë shpirtin e tyre duke besuar edhe te karakteristikat e shenjave. Zodiaku, gjithmonë ka folur me gjuhën e vet për marrëdhënien mes shenjave, e cila, shpeshherë nuk është aq e thjeshtë të kuptohet. Në astrologjinë tradicionale, Binjakët, Peshorja dhe vetë Ujori janë shenjat me të cilat mund të gjendet mjaft mirë në ?ift një i lindur i shenjës së Ujorit.

Lidhja Ujor – Binjakë

Nëse je Binjak dhe ke tërhequr vëmendjen e Ujorit, ke gjetur dikë që do të socializohet mjaft mirë me ty. Objektivat në këtë rast janë pothujse të ngjashëm, kur është fjala për komunikimin. Të dy keni nevojë për ndryshime dhe fati i përbashkët është të shprehurit e ndjenjave. Mund të kesh tendencë të tërhiqesh nga një projekt më shumë se një tjetër, por Ujori do të fluturojë bashkë me ty, me shpresën se do të zbulojë eksperienca të reja. Kjo marrëdhënie mund të funksionojë në mënyrë të shkëlqyer për aq kohë sa keni dëshirë të eksploroni gjëra të reja në ?do aspekt të jetës dhe marrëdhënies suaj. Nëse është dikush që do t’ju kuptojë që keni nevojë gjithmonë për liri, është Ujori. Ah, nuk do të shqetësohesh kurrë për xhelozinë.

Ti e adhuron origjinalitetin e Ujorit dhe aftësitë e tij kreative, inteligjencën, mendjemprehtësinë. Jeni dy shenja me personalitet, që i tërhiqni të tjerët rreth vetes me fuqi të jashtëzakonshme.

Seksualisht, jeni dy shenja që gjeneroni aftësi dhe kuriozitet. Dhoma e gjumit nuk mund të jetë kurrë e mërzitshme, ve?anërisht nëse e konsideroni si lojë zbavitëse. Marrëdhënia juaj është një parajsë astrologjike.

Lidhja Ujor – Peshore

Peshoret janë shenja më sensuale se tri shenjat e tjera të ajrit. Nëse një Peshore bie në dashuri me një Ujor, mundësitë “për të parë” një film erotik në dhomë janë shumë të mëdha. Nëse këto dy shenja bëhen bashkë, kanë gjetur partnerin perfekt seksual. Të dy sekset kanë një tërheqje ndaj njëri-tjetrit që i bën miqtë rreth e rrotull ziliqarë.

Ashtu si ty, edhe Ujori është i tërhequr nga e bukura. Ju mund të keni nevojë t’i demonstroni njëri-tjetrit se notoni në të njëjtat ujëra. Jeni të dy sensualë, por duhet ta tregoni me vepra këtë pjesë të karakterit.

Ujori e adhuron aftësinë për të menduar gjithmonë për dy. Ujori nuk është tip xheloz, por kjo nuk do të thotë se një flirt kalon pa u vënë re. Ujori do të jetojë në një marrëdhënie të përkushtuar për të dhënë më të mirën nga vetja.

Lidhja Ujor – Ujor

Të biesh në dashuri me një njeri të së njëjtës shenjë është të kesh një mirëkuptim si me asnjë njeri tjetër. Ju e kuptoni mungesën e emocionalizmit që mund të përmbysë dhe të ngatërrojë pothuaj të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut. Por kur është fjala për të njëjtën shenjë, interesat janë të njëjta, ndaj kush jeton një marrëdhënie të tillë, është si të jetë në paqe me veten.

Edhe marrëdhënia seksuale është e shëndetshme dhe e rregullt. Por kjo nuk do të thotë që keni jetë të mërzitshme seksuale për sa kohë njihni dëshirat e palës tjetër, sepse janë të njëjtat me tuajat. Ju thjesht duhet të thelloheni më shumë në emocione. Shpenzoni më shumë energji për të vënë në punë fantazinë.