New York Times ka një kolonë të quajtur Modern Love “Që të biesh në dashuri me këdo, bëj këtë”.
Në të, profesorja e Universitetit të British Columbia Mandy Len Catron spjegon një studim të vitit 1997 të drejtuar nga Arthur Aron, PhD, profesor psikologjie në Stony Brook University, ku dy njerëz udhëzoheshin t’i bënin shoku shokut 35 pyetje specifike që sa vinin e bëheshin më intime. Atyre iu thuhej pastaj të shihnin njëri tjetrin në sy për ca kohë. Praktika mendohej që të bënte të bije në dashuri.
Duke e bërë këtë studim, Catron ra vetë në dashuri ashtu si subjekte të tjera. Këto pyetje ndihmojnë të njohësh dikë në një nivel intim që mund të bëjë dy njerëz të përjetojnë fazat e fillimit të dashurisë, por mund të mos jenë pyetjet ideale për ty.
Këtë pyetësor e kanë provuar edhe ata që janë të dashuruar dhe mund ta kenë lënë në mes të mërizitur apo pa interes për përgjigjet. Nuk është e thënë që i gjithë sekreti i dashurisë papritur është përmbledhur në atë listë pyetjesh. Një ushtrim me pyetje mund të jetë i pavlerë sa kohë ato nuk janë të personalizuara. Pyetjet e gatshme kanë në dorë vetëm një dashuri pasive. Ajo që mësojmë nga kolona e New York Times nuk është që ka një formulë magike që dy persona të bien në dashuri e cila mund të përfshijë ca pyetje specifike dhe shikime të çuditshme në sy. Ne mësojmë që kemi nevojë të bëjmë pyetje, edhe nga ato të vështirat, që herët,në një marrëdhënie, ndoshta edhe që në takimin e parë. Kjo rrit intimetitin mes jush dhe ju ndihmon shumë. Duke krijuar pyetjet e tua, ti ndërton rrugën për të rënë në dashuri në mënyrë aktive.
Ne po propozojmë një listë pyetjesh ndryshe nga pyetjet e studimit, të cilat sa vijnë e bëhen më intime. Guxoni t’ia bëni partnerit që keni përballë
Çfarë të bën të qeshësh si budalla? Kur ka qenë hera e fundit që ke qeshur kështu?
Nëse do mund të blije një biletë vetëm vajtje kudo në botë dhe të mos ktheheshe më kurrë, për ku do e prisje dhe pse?
Nëse do shpikje një pseduonim për mua tani, çfarë do ishte?
Pasi pi tri gota verë bëhesh i lumtur apo itrishtuar?
Nëse do udhëtoje me mua në pesë destinacione në botë, ku do ishin ato?
Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë sikur ke qeshur me diçka që nuk ishte për të qeshur? Pse e ke bërë?
Ku e sheh veten në moshën 83?
Çfarë do bëje nëse unë do shëndoshesha? Po tepër.
Çfarë të pëlqen te gratë?
Mendon që qentë duhet të flenë në shtrat me njerëzit?
Si do ndiheshe nëse njerëz të tjerë hanë në pjatën tënde?
Cilat janë tre fantazitë e tua seksuale më të mëdha?
Si reagon ndaj dikujt që të përgjigjet me heshtje?
Nëse do mund të bëje seks me ndonjë personazh fiction, kush do ishte dhe çfarë vendi do zgjidhje?
Çfarë të pëlqen te vetja?
A duhet Plutoni të konsiderohet një planet? Të lutem më spjego pse mendon kështu.
Çfarë sheh apo mendon kur masturbohesh?
Nëse beson që Zoti ekziston, pse ai lejon kaq vuajtje në botë?
Cilat janë pesë gjërat që ke nevojë të të japë partneri?
Çfarë urren te vetja?
Për çfarë gënjen?
Më spjego çfarë mendon për dashurinë, pa përdorur asnjë frazë nga ato që njihen na të gjithë: e do më shumë se veten tënde, plotësisht, thellësisht etj etj.
Cilat janë pesë vlerat më të rëndësishme që të kanë mësuar ty dhe do doje t’ia mësosh fëmijës apo fëmijëve?
Nëse sot do ishte dita e fundit e jetës, kë do merrje në telefon dhe çfarë do u thoshe?
Çfarë pyetje do kishe nevojë të të bëja?