Sipas faqes zyrtare të aeroportit pesë fluturime janë anuluar nga aeroporti “Nënë Tereza”. Fluturimet e anuluara ishin parashikuar të kryeshin herët në mëngjes, para orës 7.30.
Janë anuluar fluturimet për në Beograd, Romë, Bolonjë, Milano dhe Venecia. Ndërkaq janë shtyrë fluturimet deri në 9.35, konkretisht për në Ankona, Stamboll dhe Rimini. Shkak janë reshjet e borës.
Ndërkaq edhe disa fluturime hyrëse kanë ndryshuar orar. Mbërritja nga Ljubjana është vonuar disa minuta. Edhe mbërritja nga Rimini që ishte parashikuar në orën 13.25 është shtyrë pa afat.