Ajo ka studiuar në Londër për gurët e çmuar dhe është një nga vajzat që më mirë sesa kushdo, në Tiranë, mund të flasë për domethënien, vetitë e tyre etj. etj.…Këtë bën me gjithë klientët, sidomos çiftet që porosisin unazat e fejesës apo martesës. Vajza e argjendarit, që ka hapur argjendarinë më të njohur të kryeqytetit "Pirro", është duke forcuar me elegancë biznesin e familjes, si të kishte dhe vetë vetitë e metaleve të çmuar, të hijshëm, por të fortë.
Tashmë, kushdo mund të këshillohet gjerë e gjatë para sesa të bëjë zgjedhjen e gurit apo stolisë më të përshtatshme. Alba është aty për këtë, për të këshilluar për stilin e unazës që shkon më shumë sipas profesionit apo moshës, për gurin që përshtatet më shumë me personin e gjithçka tjetër që blerësi i një unaze me diamant duhet të dijë. Sepse dihet që zgjedhje si këto bëhen pak herë në jetë.
Edhe Dance with me, me këtë filozofi e ka zgjedhur Argjendari Pirro-n, si një argjendari të besuar që realizon vepra të çmuara arti si ishin ato 12 kupa të mrekullueshme argjendi që u shpërndanë gjatë 12 netëve të spektaklit për çiftet fituese gjatë sezonit të parë dhe dy kupat e arit për natën finale.
