Një 18-vjeçar gjermano-iranian është autori i masakrës së Mynihut. Ai vrau nëntë persona, ndërsa më vonë vrau veten. Policia thotë se ai ka vepruar i vetëm.
Mes viktimave janë tre shqiptarë: Dijamant Zabërxha, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.
Të tre të rinjtë janë shqiptarë të Kosovës.
Autori i armatosur hapi zjarr në një restorant McDonald’s. Daily Mail shkruan se një faqe false në Facebook i kishte ftuar të rinjtë të mblidheshin në këtë restorant pasi kishte ushqim falas.
Duket se kjo ka qenë mënyra për të ‘joshur’ sa më shumë viktima. Trupi i gjermano-iranianit u gjend rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Ai kishte dy vite që jetonte në Mynih.
Raportohet se ai kishte thirrur “Jam gjerman”, por edhe “Allahu Akbar” përpara se të qëllonte.
mapo.al