Këngëtarja Besa Kokëdhima i është rikthyer punës, pas suksesit të klipit të fundvitit “Ti je festa ime” dhe pas disa ditëve pushim në qytetin e dashurinë, Paris. Përmes profilit të saj në Instagram, Besa ka postuar një foto së bashku me kompozitorin e njohur Shpëtim Saraçi, me të cilin, me sa duket, do të ketë bashkëpunimin e radhës. Këtë e ka pohuar vetë këngëtarja, pranë fotos me kompozitorin: “Kemi diçka të bukur që do të vijë së shpejti, me mjeshtrin Shpëtim Saraçi”, - ka shkruar ajo. Pavarësisht se nuk jep asnjë detaj tjetër, Besa ka deklaruar më herët që ky fillimvit për të do të ishte me shumë angazhime artistike.

Rikthimi i mjeshtrit Saraçi në muzikë është një lajm i mirë për të gjithë, ndaj edhe urimet virtuale për të kanë qenë të pafundme sapo ai mori postin e drejtuesit artistik të Fest 53 në RTSH. Ky bashkëpunim i ri me Besën do të jetë projekti i radhës, i cili nuk ka dyshime për suksesin.