Edicioni i 14-të i talentshow-t Italian Amici ka mbërritur në finale. Katër finalistë ndër ta edhe balerina jonë Klaudia Pepa do të konkurrojnë për çmimin e madh. Briga dhe Klaudia i përkasin skuadrës së bardhë dhe Virginia e Stash me bandën skuadrës blu. Pas performancave, Amici, që në vite është bërë një spektakël strehë për talentet shqiptare si Anbeta Toromani apo Leon Çino, i cili e ka fituar disa vjet më parë, do të zgjedhë fituesin e radhës.

Shqipëria është përmendur vazhdimisht në këtë spektakël dhe gjithmonë në balet, ku ka pasur konkurrentë, por edhe trajnerë siç është Klejdi Kadiu. Nuk dimë si do të jetë vazhdimi i Klaudias, nëse ajo do të vazhdojë të qëndrojë në Itali, si thuhet, apo do kthehet, megjithatë vëmendja sot është fokusuar te gara. Finalja transmetohet sot në Canale 5 në orën 21.10.

Mënyrat e votimit janë katër:

Nëpërmjet internetit, nga adresa “wittytv”. Për të votuar duhet të beni regjistrimin në adresën e Mediaset.it. Mjafton vetëm adresa juaj e email-it dhe një kod që arrin në postën e email.

Nëpërmjet aplikacionit në Smartphone që shkarkohet falas "Mediaset connect". Regjistrimi bëhet nëpërmjet aplikacionit.

Nëpërmjet sms në numrin 47300 në kodin e Klaudias që do të jepet live në finale. Kostoja e sms është € 0.16 dhe mund të votoni 5 herë.

Nëpërmjet Twitter, duke taguar adresën e Amici-t me hashtag ‪#‎AmiciUfficiale dhe me kodin e Klaudias. Që votat të jenë të vlefshme duhet të beni konformimin e account-it tuaj, duke dërguar në nr. 34241114455 emrin që përdorni në Twitter (p.sh @emëraccount).