Të famshme për linjat e tyre, të gjithëve na është krijuar ideja që modelet mbajnë dieta të forta. Puna në të vërtetë ua kërkon. Madje jo vetëm modelet, por edhe personazhet televizivë duhet të ruajnë formën trupore, që shpesh është meritë e gjeneve dhe metabolizmit, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të tregojnë kujdes. Sidomos për modelet, kujdesi shkon deri në probleme ushqyerje në disa raste, por nuk bëhet fjalë për këto vajza. Ne kemi zgjedhur disa kur modelet dhe ca të infiltruara nga bota e televizionit apo konkurset e bukurisë që nuk donim t’i humbnit, nuk ia kursejnë vetes kënaqësinë e një vakti kalorik, që shijon edhe më shumë.

Emina Çunmulaj
Modelja nga Mali i Zi, me bazë në ShBA, ka gjetur në New York një restorant shqiptar, “Cakor” dhe i ka bërë menjëherë reklamë duke postuar tavolinën e mbushur me gatime tradicionale shqiptare nga trevat e saj të origjinës. “S’ka gja ma të mirë se pasul dhe qevapa” shkruan ajo për pjatwn e fasuleve me mish dhe qofte apo qebapa, si iu thonë në dialekt.

Marina Vjollca
Është shumë elegante, me linja perfekte, por prezantuesja e dashur nga të gjithë, ndryshe nga kukullat, ushqehet, mirë madje. Edhe me pica!

Valbona Selimllari
Një formë perfekte për hir të gjeneve. E bukur dhe femërore, po prej tyre dhe sjelljes. Megjithatë kjo nuk do të thotë që Valbona nuk di të shijojë një picë në kuti kartoni, si çdo njeri!

Tyra Banks
Modelja e famshme ka postuar një foto me një pjatë me pancakes dhe një me pancetë. Nëse i ka mbaruar vetëm, bravo i qoftë.

Gisele Bundchen
Supermodelja para një sfilate në New York State Armory ka porositur për të ngrënë. Dhe e dini çfarë? Pica dhe Coca Cola. Në fund, sigurisht një donuts me krem.


Chrissy Teigen
Bashkëshortja e Johnny Legend dhe modelja Chrissy Teigen nuk heq dorë nga kënaqësia e ushqimit të shijshëm me bashkëshortin, për hir të linjave. Edhe pse po përgatit një libër gatimi, ajo për një darkë ka bërë pushim nga recetat e përgatitura në shtëpi dhe të dy kanë porositur pica për t’i shijuar në shtrat. Ndërsa pak ditë më parë, ata kanë qenë në Napoli dhe sigurisht nuk mund të mos i linin pa provuar picat në atdheun e tyre.



