Dashuria e publikut shqiptar për serialet turke është tashmë e vërtetuar. Për të distain vit me radhë, telenovelat turke janë shfaqur edhe në Shqipëri dhe shikueshmëria sa vjen e rritet. Problemet sociale, temperamenti, por edhe një pjesë e traditave të ngjashme, e kanë bërë publikun shqiptar të ulet para ekranit sa herë fillon një serial turk. Së fundi, edhe një arsye tjetër u shtohet preferancave shqiptare për të ndjekur serialet turke – aktorët shqiptarë pjesëmarrës në disa prej seriale më në zë. Ja cilët janë disa prej tyre.

Almeda Abazi, aktorja dhe prezantuesja televizive, e cila jeton prej vitesh në Stamboll me familjen. Përvecc drejtimit të një emisioni televiziv, Almeda ka marrë pjesë edhe në disa role në seriale dhe filma turk. Formati turk i “Dancin ëith the stars” ishte spektakli që i dha famë bukuroshes shqiptare. Edhe gajtë këtij viti, Almeda është përfshirë në shumë projekte televizive në Stamboll.

Nik Xhelilaj është një aktor tjetër i njohur, i cili prej vitesh është pjesë e serialeve në Turqi. Pas suksesit të njëpasnjëshëm me historitë e përvuajtura të dashurisë në telenovelat turke, Xhelilaj tashmë ka parë edhe një dritare të re drejt kinematografisë gjermane.

Ertan Shabani

Së fundi, dy emra të rinj për publikun shqiptar do të jenë pjesë e kastit të aktorëve në një prej serialeve më të ndjekur në Turqi dhe në Ballkan. “Lugina e ujqërve”, në serialet e reja do të ketë protagonistë edhe dy aktorë shqiptarë nga Maqedonia, Ertan Shabani dhe Luran Ahmeti. Në sezonin  e ri, i cili pritet të fillojë më 17 shtator, dy djemtë e talentuar shqiptarë pritet që t’u shtojnë numrin e fansave serialeve turke, të cilat kanë një numër të konsiderueshëm fansash shqiptarë.

Luran Ahmeti