Seriali “Diamante dhe dashuri”, një ndër prodhimet më të suksesshme turke, është në transmetim të serive të fundit. Seriali pati një sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri në Tv Klan, duke siguruar një audiencë të lartë, konkurruar edhe me programet më të ndjekura në ekranet shqiptare.

“Ertugrul” quhet seriali më i ri, i cili është blerë nga Tv Klan dhe do të fillojë transmetimin javën e ardhshme, më 17 shtator. Një prodhim i vitit 2015-2016, me 76 episode gjithsej, “Ertugrul” është një serial historik me një shikueshmëri absolute, i cili ka shënuar shifra rekord në Turqi dhe në vendet që ka filluar transmetimin, bën të ditur Media Albania. Një serial i vlerësuar nga kritika dhe fitues i dhjetëra çmimeve. 30 janë aktorët protagonistë, por me gjithë aktorët mbështetës, numri i aktorëve në serial kapërcen 1200. Me një ekip prodhimi prej 250 vetash në shesh-xhirime, “Ertugrul”, është seriali me produksionin më të madh, përsa u përket skenave masive, skenografisë dhe kostumeve.
Kjo është historia e njeriut që përcaktoi fatin e botës. Ertugrul, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit I, që themeloi perandorinë më të madhe atë Osmane, u bë emri i ringjalljes në një kohë kur e gjithë shpresa kishte humbur….
“Ertugrul” do të transmetohet çdo të shtunë në orë 21:00 dhe të diel në orë 20:10, në ekranin e TV KLAN, duke filluar nga data 17 tetor.