Miley Cyrus feston me veshje leopard të stilit Nicki Minaj.
Halloween është një nga festat më interesante të të gjithë kohërave. Vitet e fundit çdokush në mënyrën e tij zgjedh maskën e kësaj feste, ndonjëherë maskimet janë aq të detajuara saqë vështirë të dallosh personin e vërtetë. Karakteristike për këtë festë janë figurat zombie, frankeshtajn, makeup skeleti etj por kjo përzgjedhje nga Class do ju tregojë disa personazhe të cilët i janë larguar traditës në këtë festë duke zgjedhur të jenë ‘të frikshëm’ në mënyrën e tyre. Shfletoni galerinë fotografike për më shumë veshje nga VIP-at e Hollywood-it:
Iggy Azalea si Cruela De Vil, pa lënë mënjanë qenin e saj dalmat!
Heidi Klum, një person pa lëkurë. Nëse nuk do të ishte emri askush s’do e njihte Heidin.
Miley Cyrus e maskuar pas veshjes së Lil Kim.
Ellen hyn gjithmonë në zgjedhjet më karizmatike, për Halloween preferon të vishet si Nicki Minaj.
Adam Levine si John McLane, i detajuar deri në pjesën e të ecurit pa këpucë.
Rihanna si Zombie Cola, një zombie ndryshe nga ato tradicionalet.
Heidi Klum zgjedh një tjetër kostum Halloween të veçantë, këtë radhë si një grua e moshuar, por aspak e frikshme.
Një kostum tepër ironizues, Roberto Cavalli i veshur si Karl Largefeld.
Hulk ? Dawyne ‘The Rock’ përshtatet perfekt me strukturën e superheroit Hulk.