Këngëtarja Samanta Karavella ka qenë prezente në studion e Alban Dudushit për të promovuar këngën e saj më të re "Asnjo si un" dhe ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe që e ka parë shumë të çuditshme përfshirjen e saj në faqen Vipat e Bllokut 2015.

"Së pari buzët i kam vetë të mëdha sepse i kam ngjarë babit- ka deklaruar Samanta. "Është efekti i piercing që kam në mesin e buzës së sipërmë ajo që bën që kjo e fundit të duket më e fryrë duke shtuar këtu edhe konturin e lapsit që ne femrat e bëjmë sa herë bëjmë make up " ka vijuar me tej me sqarimin e saj Samanta për teleshikuesit.

Kamera është fokusuar shumë afër fytyrës së Samantës dhe ajo nuk e ka patur fare problem ta ekspozojë pasi nuk ka asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe ka shfrytëzuar rastin ta sqarojë një herë e mirë këtë gjë.