Ajo quhet Armela Kamberi, ka studiuar për Shkenca Komunikimi dhe prej gati pesë vitesh i është kushtuar plotësisht familjes që ka krijuar me Francesco Becchetti-n. Ata janë prindër të djemve, Reno 4 vjeç dhe Brando që nuk ka mbushur një vjeç. Armela dhe Francesco janë njohur në vitin 2008 dhe i tërhequr fillimisht nga ëmbëlsia dhe eleganca e kësaj vajze shqiptare, Francesco e ka çuar njohjen e tyre në një raport më të rëndësishëm të cilin e jetojnë të lumtur prej disa vitesh. Ata jetojnë mes Tiranës, Romës, Londrës dhe Bregut të Kaltër.
Armela u shfaq në super formë, veshur me një fustan të gjatë blu kobalti, në inaugurimin e Agon Channel Italia, një cilësi e përhershme e saj, në fakt, edhe pak muaj pas lindjeve. Ajo vazhdimisht përfshihet për kurimin e imazhit të televizionit, por deri tani, dhe pse ka një përvojë si drejtuese e një programi argëtues Free Pass, nuk ka zgjedhur të shfaqet në TV.