Moderatorja gjen dashurinë? Ja çfarë është shkruar

U bë plot një vit nga ndarja e Floriana Garos dhe të fejuarit të saj, Tedi Ngjela. E ndërsa koha për Tedin kaloi shumë shpejt dhe gjatë kësaj periudhe gjeti një partnere të re, nisi bashkëjetesën dhe është bërë gjithashtu baba, Floriana thuhej se ende nuk e kishte harruar dashurinë e vjetër. Megjithatë, duket se për moderatoren janë shëruar “plagët” e ndarjes, pasi më në fund është në një lidhje të re. Të paktën kështu konfirmojnë burime të “Bluetooth”, sipas të cilëve prezantuesja e “Jo vetëm modë” ka rigjetur dashurinë. Miq të afërt të Garos kanë rrëfyer se që pas ndarjes nga Tedi, Floriana tregohet më e rezervuar dhe diskrete për çështjet e saj private. Fakt për këtë është edhe intervista e saj e fundit, ku Garo deklaronte se jetën e saj sentimentale dëshironte “ta mbaj private”. Megjithatë, ajo nuk ka nguruar t’u zbulojë miqve që tashmë ka gjetur një partner të ri. “Po, më ka treguar që është njohur me dikë, por që nga ndarja me Tedin nuk tregon shumë”, thotë një burim i “Bluetooth”. Por, sipas informacioneve, duket se prezantuesja simpatike ka dobësi të veçantë për nëpunësit e drejtësisë. Pas Tedit që ishte jurist, burimet tregojnë se partneri i ri i Garos është avokat, madje thuhet se bëhet fjalë për një avokat të rëndësishëm në Zvicër. Djali ka një studio avokatie në Gjenevë, ku ushtron prej disa vitesh profesionin e tij. Nuk dihet se si është njohur çifti, por burimet tregojnë se raporti i tyre ka filluar që përpara verës së këtij viti. Sipas tyre, prezantuesja nuk ka qenë e vetme në pushimet e saj në Bali, por shoqërohej pikërisht nga avokati me origjinë shqiptare, i cili është një nga profesionistët më të respektuar në Gjenevë. Edhe pse distanca mes dy vendeve është e madhe, duket se nuk është aspak problem për çiftin që udhëton shpesh drejt njëri-tjetrit. Vetëm ditën e djeshme Floriana është nisur për në Gjenevë, për të kaluar pak kohë me të dashurin e saj të ri.
Dashuri brenda spektaklit “Dance With Me”? Abani dhe…

25 vjetori i Greta Koçit mori një vëmëndje mediatike. Në festën e saj ishin ftuar personazhe të njohur të ekranit, ndër të cilët edhe konkurrentë të spektaklit “Dance With Me”. Alban ramosaj është parë nën shoqërinë e koleges së tij në spektaklin e së hënës, Jessy Hennessy. Burime kanë treguar se Ramosaj dhe Hennessy janë parë shpesh duke u puthur me njëri-tjetrin gjatë festës, si dhe nuk kanë munguar përqafimet dhe afrimiteti teksa kërcenin bashkë. Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një flirt apo diçka më shumë për çiftin në fjalë.
Aurela Hoxha, çfarë fshihet pas jetës së luksit të saj

Në një intervistë për “Panorama” Aurela ka folur për pjesëmarrjen në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3” për mashkullin misterioz me të cilin u fotografua gjatë Javës së Modës dhe udhëtimet nëpër botë. E pyetur për këto të fundit Aurel aka thënë: “Po, unë udhëtoj shumë dhe është një ndër kënaqësitë më të mëdha që kam. Sa për jetë luksi nuk do ta quaja kështu, sepse është shumë fjalë e madhe sipas meje. Megjithatë, luksi për mua është të kesh mundësi të bësh atë që do, dhe të lumturohesh me atë që ke. Unë këtë e kam pasur gjithmonë, sepse unë kënaqem me gjëra që më bëjnë të lumtur, dhe këto gjëra nuk lidhen me vlerën e tyre monetare. Dhe ky është bekim sipas meje”.
Tetori, muaji i garave për moderatoret femra, ja ku do të shihni secilën

Edhe pse sezoni i ri televiziv nisi zyrtarisht në ekranet shqiptare më 5 shtator, për “Top Channel” muaji tetor mund të konsiderohet realisht çelje sezoni. Në këtë raund të dytë të programeve televizive, gara do të jetë mes moderatoreve femra të këtij televizioni, me hapësirat e tyre televizive. Kështu, pas Eno Popit dhe Isli Islamit me programin “Ëake Up”, Devis Mukës e Dorian Ramaliut me “Fiks Fare”, Sokol Ballës me “Top Story”, Alban Dudushit me “Top Shoë” apo Edi Manushit e Marina Vjollcës me “Procesi sportiv”, tani po përgatiten për t’u shfaqur në ekran prezantueset e njohura. Kështu, të dielën do të transmetohet premiera e spektaklit të humorit “Portokalli”, nën drejtimin e Xhemi Shehut përkrah Salsano Rrapit, pas largimit të Eneda Tarifës. Këtë vit flitet për largimin nga ky televizion edhe të Ornela Bregut, pasi do të mungojë spektakli i së dielës në mesditë “E diell”. Por do të vazhdojë rubrika më e ndjekur e programit “Pa limit”, nën prezantimin e Luana Vjollcës. Kjo rubrikë këtë sezon të ri do të realizohet si një shoë i veçantë humori, dhe pritet të transmetohet çdo të diel, në orën 18:00, në të njëjtin orar kur ishte pjesë e “E diell”. Jonida Shehu do të rikthehet në ekran të hënën (3 tetor) me programin e pasdites, një format që pritet të sjellë koncept të ri dhe rubrika të reja. Ndërsa Arbana Osmani me formatin e saj më të ri, “Dua të të bëj të lumtur”, pritet të nisë javën e parë të tetorit, dhe do të jetë në ekran çdo të shtunë në orën 21:00.
Kush është mashkulli që shoqëron Genta Ismajlin në pushime?

Genta Ismajli ka gjetur dashurinë? Ky do të ishte pa diskutim një lajm i mirë për të gjithë fansat e këngëtares, e cila ndonëse u bënë më shumë se një dekadë në skenë, vazhdon të deklarohet single. Që pas ndarjes nga Krenari, Genta Ismajli ka refuzuar përherë të flasë për jetën e saj sentimentale, madje më mirë të themi që ka konfirmuar me dhjetëra herë që është në kërkim të dashurisë dhe mashkullit ideal. Por, me shumë mundësi këngëtarja ndoshta ka arritur ta gjejë. Të paktën ky është aludimi më i fundit i fansave, pas një fotoje të publikuar nga vetë Genta. Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto gjatë pushimeve të saj, ku shihet në shoqërinë e një mashkulli. Edhe pse fotoja nuk është e qartë dhe Genta nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me të, adhuruesit e këngëtares kanë dalë në konkluzionin që mashkulli “misterioz” mund të jetë i dashuri i ri i Gentës.