Laura Nezha për herë të parë në publik me të dashurin

Publiku edhe mund ta kishte harruar, sepse daljet e saj në ekran ishin disi më të rralla në krahasim me këngëtaret e tjera. Ka filluar të këndojë që fëmijë, me pjesëmarrjet e saj te “Gjeniu i vogël”. Dhe sapo u rrit pak, menjeherë u bë pjesë e kompeticioneve të muzikës së lehtë. Por për Laura Nezhën ishte teatri dashuria e saj e madhe, prandaj vendosi që t’i përkushtohet më së shumti asaj skene. Megjithatë, regjisorja e “Dance Ñ‘ith me” vendosi ta rikthejë në skenë, duke zbuluar kështu një talent tjetër të Laurës, siç ishte kërcimi. Në duet me Renano Mekollin, ata arritën ta fitonin atë kompeticion, ndërkohë që ja ku erdhi momenti të mësojmë diçka më shumë mbi jetën private të Laurës. Në darkën e inaugurimit të restorantit të partnerit të saj në kërcim, Laura u shfaq me partnerin e saj të vërtetë, një djalë shumë simpatik, por i panjohur në publik. Gjithsesi, mund të themi se dukeshin shumë bukur bashkë, shkruan Panorama.
Besi mundohet tÑ‘ bÑ‘hÑ‘t romantic, por diçka nuk shkon

Edhe kur përpiqet të jetë romantik duket se aktori i humorit Bes Kallaku nuk arrin ta çojë deri në fund misionin e tij. Ai ka publikuar një foto në Instagram të partneres së tij Xhensila Myrtezaj, ku pas krahëve të saj ndodhën krahët e një pëllumbi. Por Besi përveç zemrave dhe shtuar në koment edhe disa domate: “Me krahë pellumbi Xhensila Myrtezaj mfal po kto domatet dalin instiktivisht,”, shkruan ai.
Pas ndarjes nga gruaja e parë, Sabri Fejzullahu mbeti pa asnjë cent e pa njerëz!

Një rrëfim tërësisht të veçantë e tregoi këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu përballë Elita Rudit, në Elite Zone. Ikona e muzikës tregoi për momentet e vështira në jetë, e një ndër to që ka lënë gjurmë është ndarja nga bashkëshortja e parë. Ky divorc i kushtoi goxha shumë Sabriut, i cili përpos që humbi shumë në anën materiale për shkak të mentalitetit të asaj kohe humbi edhe miqtë e tij. Pavarësisht vështirësive, Sabriu ka arritur të rimëkëmbet në karrierë duke u shëndrruar për dekada me radhë një ndër më të kërkuarit në treg e po ashtu ka ndërtuar një familje të shëndetshme e të komentuar në aspekt shumë pozitiv në shtyp.
Dikur shoqe të ngushta, Albana Osmani dhe Eneda Tarifa ‘ribashkohen’ në “Top Show”

U përfol për një sherr mes Albana Osmanit dhe Eneda Tarifës dhe arsyeja thuhet të ketë qenë për një kopertinë reviste. Ato kanë qënë në katin e dytë të një bar-restoranti pranë qendrës së Tiranës, teksa janë grindur në tavolinë se cila duhet të dilte e para gjatë verës në kopertinën e një reviste. Madje mikeshat hoqën edhe njëra tjetrën nga Instagrami. Eneda është e ftuar sot në “Top ShoÑ‘” ku opinioniste është prej disa muajsh Albana Osmani. Ky mund të quhet një ‘ribashkim’ i shoqeve të ngushta. Eneda është ftuar për të kënduar këngët e Anida Takes, në kujtesë të artistes.