Aktorja indiane, Sara Khan, e njohur për rolin e Sadna-s, në serialin “Bidai”, i cili po transmetohet në Tv Klan, është një nga aktoret më popullore jo vetëm në Indi, por në të gjithë botën. Famën e mori pikërisht nga ky rol, ndaj edhe sot për sot është një ndër aktoret më të kërkuara jo vetëm për serialet televizive, por edhe për filmat. Ish-Miss Bhopal i vitit 2007 është renditur së fundi edhe në top listën e aktoreve më seksi në Indi. Në një shkrim të botuar në “India.com” Sadna është shpallur një ndër aktoret që duken më seksi me bikini.

Megjithatë, aktorja indiane duke se ecën me këmbë në tokë sa i përket karrierës artistike. Para pak muajsh, pas debutimit në Bollywood me filmin “Total Siyappa”, mediat vendase shkruan se Sara nuk po mjaftohet vetëm me rolet në seriale, por ajo po kërkon suksesin edhe në Bollywood. Por aktorja bukuroshe i ka rrëzuar të gjitha aludimet mediatike, duke thënë se, në të vërtetë, ajo nuk është në kërkim të një karriere në Bollywood. Të paktën jo për momentin. Pavarësisht roleve dhe ofertave të fundit, Sadna vazhdon të ushtrojë profesionin e saj si psikologe në një organizatë joqeveritare. “Unë nuk dua të jem në garë, por dua t’i marr gjërat si të më vijnë. Unë jam psikologe dhe jam mjaft e dhënë pas profesionit tim. Aktualaisht, punoj shumë në OJQ dhe për mometin nuk po synoj Bollywood-in”, - ka thënë Sara për mediat indiane.


