Ermali dhe Ami histori dashurie nga një sms
Askush nuk do ta besonte se një balerinë dhe një bukuroshe do të lidhej e do të martohej me një personazh komik dhe në të njejtin nivel straksioni fizik si Ermali, por ata le të themi…ua mbyllën gojën të gjithëve. Ai një tip impulsiv, i zhurmshëm, hokatar, energjik. Ajo një vajzë e tërhequr, e mbyllur, e bukur që shkonte me qetësi në rrugën e saj. Lidhja e tyre nisi natyrshëm, por nuk ishte dashuri me shikim të parë. Fillimisht kolegë e më pas shokë, derisa Ermali kuptoi se fluturat në stomak nuk ninin nga emocionet e spektaklit “live”, por nga prania e Amit në ambintet e punës. Çdo gjë nisi nga një sms i thjeshtë”Do pimë një kafe?”. Mjaftuan vetëm 3 takime në kafene për të kuptuar se kishin ndjenja për njëri-tjetrin. Për Amin ai ishte një mesazh i papritur nga një person që nuk ia kishte numrin, derisa Ermali vendosi të shfaqet e t’ia vjedhë zemrën me humor. Ata ishin të vendosur [ër qëllimet e tyre me njëri tjetrin, pas disa vitesh bashkëjetësë ata u martuan, krijuan bizneset e tyre dhe si fryt I dashurisë së fortë dhë të pandarë lindi djali i vogël Joel.Paloma
Ingrit Gjoni: Ju rrëfej sekretet e sensualitetit tim
Rrëfehet këngëtarja: Një ditë do të tërhiqem nga muzika. Pse vendosa të rikthehem me Gjeton
Fustani pika pika” është kënga që e ka rikthyer edhe njëherë Ingrit Gjonin. Bashkëpunimi saj i fundit me Gjeto Lucën është shndërruar menjëherë në një hit, duke fituar zemrën e publikut. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja tregon pse erdhi edhe njëherë tjetër me një bashkëpunim me Gjeton. Më tej, Ingriti na zbulon disa sekretet rreth sensualitetit që mbart ndër vite. Mes Paridit dhe muzikës, jeta e Ingritit duket më e lumtur se kurrë…
Rikthehet Ingriti me një tjetër këngë dhe një bashkëpunim përsëri me Gjeto Lucën, si erdhi “Fustani pika pika”?
Erdhi si një dëshirë për të përsëritur suksesin e dy bashkëpunimeve të mëparshme, pas një stine të gjatë koncertesh mes meje dhe Gjetos. Ka disa kohë që e planifikojmë këtë bashkëpunim, por angazhimet e shumta që kemi pasur e shtynë deri tani.
Çfarë është ky titull?
Një titull i thjeshtë, i lehtë për t’u fiksuar nga të gjithë. Teksti i këngës është shkruar nga Gjeto e Fifi dhe zgjodhëm me kast diçka që mbahet mend kollaj.
Si është pritur kënga deri më tani, reagimet, kritikat?
Reagimet deri tani kanë qenë shumë pozitive, aq sa jam befasuar nga dashuria që kam marrë nga njerëzit. Më kanë shkruar të njohur e të panjohur, duke më komplimentuar për këtë këngë dhe kjo është vënë re edhe në shifrën e lartë të klikimeve. Ka pasur edhe shumë kolegë që më kanë mbështetur duke e shpërndarë këngën dhe dua t’i falënderoj.
Duket si një dyshe suksesi mes jush, si e keni gjetur njëri-tjetrin?
Në bashkëpunimin e parë e kam kërkuar unë Gjeton, më pas lindi një miqësi mes nesh. Jemi bërë miq edhe familjarisht tanimë dhe gëzojmë një respekt reciprok për njëri-tjetrin.
Në çdo dalje tuajën publike vini sensuale dhe sharmante, si ia keni dalë të qëndroni gjithnjë e preferuara e publikut?
Oooo sa ma bëre qejfin këtu. Të falënderoj shumë për fjalët e mira. Nuk është se jam sforcuar shumë, kam ndjekur gjithmonë intuitën time, kam treguar kujdes për veten dhe sigurisht kanë luajtur rol edhe gjenet. Sigurisht përpara daljeve publike, ne kujdesemi që çdo detaj të jetë i kuruar.
Sa e rëndësishme është për Ingritin, por edhe për të gjithë artistët, ekstravaganca në një klip?
Jo domosdoshmërisht ekstravaganca, por mund të them se dukja në video është shumë e rëndësishme. Sepse në të kundërt, kënga mund të dëgjohej edhe thjesht si audio, pa investimin e madh, që bëjnë të gjithë artistët për t’u dukur bukur në videoklipe.
Si e ndan kohën Ingriti mes Paridit dhe muzikës?
Paridi është kryefjala e jetës sime, që nga dita që ka lindur. Sigurisht, ai merr vëmendjen më të madhe, por pa lënë mënjanë angazhimet muzikore, për aq sa do zgjasin…
Gjithë këto vite në skenë, a keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë?
Sigurisht e mendoj që një ditë të tërhiqem nga muzika, por për momentin nuk është në planet afatshkurtra. Do t’ju duhet të më “duroni” edhe për disa kohë (qesh).Gazeta Shqiptare
Gjeto Luca: Komercial s’do të thotë të mos dish të këndosh live
I njohur si një prej këngëtarëve më të spikatur të muzikës live, Gjeto Luca ka përsëritur edhe njëherë suksesin me Ingrit Gjonin. “Fustani pika pika” është kënga që e riktheu edhe njëherë këtë dyshe. Në këtë intervistë, këngëtari rrëfen se prania e këngëtares seksi e përmbush edhe më shumë si artist. Një mbështetës i artistëve të rinj, këngëtari thotë po kultivojnë të kënduarit live.
Nga të kënduarit live në klipe, si është ky ndryshim për Gjeton?
Unë nuk kam hequr dorë për asnjë moment nga mbrëmjet live, kështu që investimi në klipe thjesht mendoj që e pasuron CV-në time.
Ku e shijoni më shumë këngën, në skenë apo në klip?
Pa diskutim adrenalinën që të jep skena dhe publiku, nuk ta jep asnjë klip, edhe më i bukuri në botë. Përballja me publikun është ajo që të jep emocion dhe pafund kënaqësi për të kënduar.
A e eklipson Gjeton prania e Ingritit Gjeton?
Përkundrazi, Ingrit Gjoni është një mikeshë dhe kolege shumë e mirë që kompleton daljet e mia.
Njiheni si një këngëtar që bën muzikë live, a klipet të bëjnë më “komercial”?
Në konceptin tim, komercialë janë këngëtarët që i do publiku… Komercial nuk do të thotë të mos dish të këndosh live.
Si e shikoni sot tregun muzikor, sa këngëtarë realë kanë mbetur?
Mund të them se ka plot këngëtarë me vlera që vazhdojnë aderojnë në skenën tonë dhe jam i lumtur për këtë. Përkrah gjithashtu artistët e rinj, që kultivojnë të kënduarit live.
Sa të pasur ju ka bërë muzika?
Unë jam një njeri që punoj shumë dhe si çdo njeri që përkushtohet, kam marrë frytet e investimit që kam bërë dhe mund të them se jetoj mirë.
Vera përgjithësisht, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolegët është e ngarkuar me koncerte. Gjithsesi, unë do përpiqem të gjej pak kohë për të pushuar me të dashurit e zemrës. Gazetar Shqiptare
Olsi dhe Fiorentina në krizë, u njohën në audicione para dy muajsh, çfarë fshihet pas lidhjes dramatike të çiftit
Ata mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se mund të jenë çifti fitues i “Big Brother 9”. Hynë në lojë me fashën “Çmenduria dhe pasioni”, ndërkohë që mund të themi se ia kanë arritur të bëhen protagonistë të vërtetë në shtëpinë e kamerave.
Fiorentina 28- vjeçare dhe Olsi 27-vjeçar nga Tirana janë çifti që u formuan gjatë audicioneve: Dy persona shumë aktivë dhe me sens humori të lartë, vendosën që të bëhen partnerë për lojë, por duket se për Fiorentinën, gjërat kanë shkuar më thellë seç mund ta kishte imagjinuar sa i takon përjetimit.
Që në momentin e parë që ranë në kontakt Fiorentina u tërhoq shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij plot humor.
Ajo njihet si një vajzë shumë e çiltër dhe që i pëlqen shumë të qeshë, por e vërteta është që në këtë lojë më shumë ka qarë sesa ka qeshur, pasi ndihet e pushtuar nga xhelozia për partnerin.
Nga ana e tij Olsi, i cili ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës, është superiori në këtë marrëdhënie jo vetëm për shkak të tipit të tij të hedhur, por edhe sepse di të luajë mirë me pikat e dobëta të femrave. Ai tashmë i ka dhënë një dimension shumë të nxehtë lojës, pasi me Fiorentinën në krah i ka hedhur grepat tek Ambra. Por çfarë fshihet pas lidhjes dymujore, por dramatike të çiftit të spikatur dhe si vazhdoi historia e përplasjeve në shtëpinë e kamerave? FIORENTINA I SHPREH HAPUR DËSHIRËN PËR FËMIJË OLSIT, AI LËVIZ VENDIT “Olsi lë me ‘gisht në gojë’ Fiorentinën”, ishte një nga titujt më të klikuar të këtyre ditëve në rrjetet sociale. Fjala ishte për një situatë jo shumë të këndshme, që u krijua në komunikimet mes tyre, ndërsa Olsi e Fiorentina ishin duke biseduar me Danjelin dhe Fotininë në lidhje me shtatzëninë. Diskutimin e nisi Olsi, duke i thënë Fotinisë se kishte marrë hije gruaje pas martesës. “Hije gruaje do të marrë, jo burri”, ia ktheu Fiorentina, e cila ndërhyn gjithmonë në bisedat e tij me vajzat e shtëpisë.
“Do të jetë gjë e bukur kur të jesh 9 muajshe shtatzënë”, ia ktheu Olsi Fotinisë, edhe pse ajo ia ktheu se një gjë e tillë nuk do të ndodhë së afërmi. Por kam dëshirë, tha ajo, që evoluimin e shtatzënisë ta ruaj me foto. “Nëse do ta kesh djalë, do ta kesh barkun me majë”, i tha Olsi Fotinisë. Sërish ndërhyri Fiorentina, e cila e pyeti Olsin: “Po unë, si do ta kem barkun shtatzënë?”. Kjo pyetje u perceptua si një kërkesë e hapur për fëmijë e saj, por në moment Olsi u ngrit nga tavolina, duke thënë se po shkonte të kërcente brenda pa i dhënë asnjë përgjigje Fiorentinës. “Asnjëherë nuk flet për veten ky”, komentoi e mërzitur Fiorentina, duke marrë një “jo” kësaj here vetëm me sjellje. DEKLARATA E AMBRËS: FIORENTINA, XHELOZE E SËMURË Strumbullari i të gjitha konflikteve mes çiftit më të spikatur OlsiFiorentina është bërë modelja 19- vjeçare, Ambra. Në një moment, Olsi thirri Ambrën dhe ul me të në oborr për të vendosur bashkë se si do të sillen me njëri-tjetrin tani e tutje.
Ai i tërhoqi vëmendjen Ambrës se bëri gabim që u ngrit kur erdhi Fiorentina, ndërkohë që ndodheshin së bashku dhe ajo ishte afruar. “Nuk duhet ta kishe bërë sepse njerëzit në shtëpi i përdorin të gjitha dhe në këtë rast Fiorentina del keq!”, i tha Olsi. Pasi u sqarua me Olsin, Ambra shkoi te Musa dhe Dona, dhe nisi të komentonte se “Fiorentina është një xheloze e sëmurë”. Musa iu përgjigj se ajo ashtu ka tipin, nuk e bën qëllimisht dhe atë gjë nuk e ndryshon dot. Ndërsa Dona përforcoi se Fiorentina jo vetëm që është xheloze, por nuk është fare e matur. Duket se Fiorentinës i ka dalë situata komplet nga kontrolli dhe ajo tani po komentohet nga rivalët vetëm për xhelozinë e saj, për asgjë tjetër. OLSI: TË DALË AMBRA NGA SHTËPIA, QË TË BJERË NË QETËSI FIORENTINA Çdo herë që Olsi i afrohet Ambrës, madje edhe për t’i ndërruar bateritë e mikrofonit, Fiorentina do të kërkojë shpjegime nga partneri i saj.
Për këtë gjë, teksa po flisnin edhe me Danjelin dhe Fotininë, Olsi shprehu dëshirën se është mirë që Ambra të dalë këtë javë që të bjerë në qetësi edhe Fiorentina, por më pas buzëqeshi pas asaj që tha. Por Fiorentina nuk e mendonte kështu, madje tha se Olsi shprehet në këtë mënyrë që ajo të qëndrojë edhe më gjatë. “Sa bukur luan ti, për Zotin!”, i tha Fiorentina. Ndërkohë, Olsi i bezdisur nga kjo bisedë vendosi të largohej duke dalë jashtë, ndërsa Fiorentina vazhdoi të fliste për të dhe Ambrën, duke biseduar me Danjelin dhe Fotininë. OLSI KOMPLEKSON DY VAJZAT: FIORENTINA SI PETULL, AMBRA SHUMË E DOBËT I sigurt në vetvete, Olsi ia ka dalë të jetë një lojtar i vërtetë mes dy vajzave, Fiorentinës dhe Ambrës. Ndërkohë që të gjithë mendojnë se ai i pëlqen nga pak të dyja, Olsi ka filluar të bëjë komentet e tij për pamjen e secilës. “Fiorentina është bërë si petull, kur e njoha në fillim i kishte faqet të futura brenda, tani është mbushur”.
Ndërsa sa i takon Ambrës, ai vazhdon me ngacmimet e tij. Ajo ishte duke kërcyer, kurse Olsi ishte ulur së bashku me Danjelin dhe Fotininë. “Bravo vajza, por ti Ambra nuk bën për velinë”, i tha ai. Më pas foli me Danjelin dhe me Fotininë. “Ajo e ka lëkurën shumë të dobët, kur ishim në xhakuzi e pashë dhe i dukeshin damarët”, tregoi Olsi. Më vonë vazhdoi me zë të lartë si për ta kompleksuar edhe më shumë Ambrën. “Nuk di të kërcesh fare, je shumë e dobët!”, i tha ai, koment që u perceptua si shaka nga banorët.Panorama Plus