Salih Gürkan është emri që është nën vëzhgim jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe arsyeja është lidhja që ka pasur me Miss-in Xhensila Pere, për të cilën mediat kanë shkruar mjaft përgjatë kësaj jave. Gürkan jeton në Austri dhe ushtron profesionin e modelit, por prej pak kohësh ka filluar të ushtrojë profesionin e modelit edhe në Shqipëri “thjesht për të bërë trend, meqenëse edhe shumë shqiptarë kanë preferuar të bëjnë karrierë në Turqi”.
Në një intervistë për “Panorama Plus”, Salih ka folur për lidhjet me vajzat shqiptare, të cilat atij i pëlqejnë sepse janë sharmante, të ngrohta dhe të dashura. Por ka folur edhe për lidhjen me modelen Xhensila Pere, Miss-in që është bërë pjesë e edicionit të 8-të të Big Brother.

Lidhja me Xhensilën ka nisur fillimisht pas disa bashkëpunimeve dhe fotosesioneve. Gürkan shpjegon se marrëdhënia e tyre është ndërprerë për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother: “Unë kam dëgjuar që personat që dalin që andej kanë nofka të ndryshme, kështu që nuk më pëlqeu fakti që ajo do të bëhej pjesë e kësaj loje. Xhensila vendosi ashtu dhe pastaj ramë dakord që lidhja të ndërpritej. Edhe pse ishim të dashuruar.”

Kur pyetet për xhelozinë, Salih thotë se nuk e ndien veten shumë xheloz, por ishte pikërisht ajo që e bëri të mos pranojë vendimin e saj: “Ishte në rrugë të mbarë të karrierës që po ndiqte, pasi kishte fituar një kurorë bukurie dhe dyert i kishte të hapura.”

Gjuha, thotë ai, ka qenë arsyeja që nuk e ka ndjekur reality show-n përgjatë kësaj jave, ama nuk e fsheh ende mungesën e dëshirës, por e justifikon atë me rrethanat. Gjithsesi vendimi është marrë dhe ai është i bindur se edhe kur Xhensila të dalë që andej, ai nuk do ta kërkojë. Tashmë, Gürkan beson se Xhensila do të ndjekë një rrugë tjetër në karrierë, por po ashtu edhe ai vetë do të jetë i fokusuar në një drejtim tjetër.

