Pas historisë së përfunduar me Fatjonin, Xhensila Pere prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re me një biznesmen të njohur, shumë vite më të madh në moshë, me të cilin ka edhe plane për të ardhmen. Por këtë herë, disa gjëra Xhesi do t’i mbajë për vete. Javën e fundit, pas një videoje erotike të postuar në rrjetet sociale, ish-­lojtarja e pëlqyer e “Big Brother” ka treguar për “Panorama” se ditën e Shën Valentinit e ka festuar në një mënyrë krejt të pazakontë.

 

Ish-­Miss Albania tregon se pamjet që janë publikuar janë vetëm një pjesë e të gjitha xhirimeve, pasi ka shumë skena të tjera hot në të gjithë videon. Për këtë mënyrë ekzibicioniste të demonstrimit të dashurisë që ndiejnë për njëri-­tjetrin, pas kureshtjes mediatike që ka zgjuar javën e fundit, Xhensila tregon edhe cili është protagonist i videos, për të cilin pati dyshime se ishte Fatjoni. “Ai është i dashuri im. Dhe meqenëse të gjithë ishin kureshtarë për ta njohur, mendova ta prezantoj pjesërisht, por asnjëherë nuk do të shfaqet totalisht”,-­ thotë ajo. Ndër të tjera, Xhensila tregon se, duke mos qenë pjese e showbiz-it, ai e kishte të vështirë komportimin me kamerën, por falë pasionit dhe dashurisë, u realizua një super­video.

Më tej, Xhensila shton se kjo lidhje e re është mjaft pasionante dhe tek i dashuri e tërheq gjithçka: “Kemi një kimi që besoj se ndodh një herë në jetë me nje person”, – shton ajo duke theksuar se, në të ardhmen e afërt, kjo marrëdhënie mund të shkojë edhe në martesë: “Sipas gjasave po, por nuk dua të mendoj shumë për këtë pjesë, më shumë se sa dua ta shijoj çdo ditë".