Zhvishet Kristi Prenga

Kush më mirë se biondja simpatike mund të vinte me një fotosesion të tillë. Kristi Prenga ka paralajmëruar një verë të nxehtë teksa ka postuar këto foto ku shihet me të brendshme. Edhe pse është në fillim të karrierës së saj, ajo është shndërruar në një ndër emrat më të dashur për publikun. E në fakt jo pa arsye. Edhe këtë herë ajo ka treguar se do të mbetet për shumë gjatë, një nga imazhet më të bukura në Shqipëri. Me linja trupore perfekte, dhe e veshur me bikini, Kristi i ka joshur të gjithë. 19-vjeçarja provokuese na lajmëron kështu se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që e pret. E deri në pozat e ardhshme ne po ju lëmë të shijoni asetet që kjo vajzë prezanton me krenari.

Silva Gunbardhi, si humba 25 kilet e lindjes

Këngëtarja e hitit “Të ka lali shpirt” në një intervistë për gazetën Panorama ka treguar se si arriti 100 kilogramë pas lindjes dhe “luftën” që bëri për t’i humbur ato. Pas ardhjes në jetë të Dalvit, ajo shtoi shumë në peshë. “Nga shtatzënia ime me djalin pesha ime trupore arriti 100 kilogramë. Pas 20 seancave të dobësimit, aktualisht jam 75 kilogramë. Synoj të humb edhe 10 kilogramë në mënyrë që të jem fiks për kamera.” Edhe pse djali i saj nuk ka mbushur ende 1 vjeç, ajo dhe partneri, Dafi vazhdojnë karrierën e tyre si këngëtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ronela Hajati, këngëtarja tjetër shqiptare me sukses në Evropë

Tregu ndërkombëtar i muzikës ka disa emra shqiptarë. Mes tyre vlen të përmendim Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe së fundmi uraganin Era Istrefi, që më hitin e saj “Bon Bon” rëmbeu zemrat e të gjithëve. Kësaj liste i shtohet edhe emri i Ronala Hajatit, pasi kënga e saj e publikuar pak muaj më parë, “A do si kjo” dëgjohet në lokalet e Amsterdamit dhe renditet në hitparade-t turke shkruan gazeta Paloma. Vetë Ronela ka postuar një video ku një Dj holandez shfaqet duke luajtur në një club këngën e saj. “Amund ta quajmë këtë sukses?”- ka pyetur ajo fansat e saj. Me siguri që po, themi ne!

Bleona Qerreti braktis këngën bëhet...aktore

Bleona di shumë mirë t’i bëjë njerzit të flasin për të, edhe për jetqën private por edhe për punën e saj. Ajo nuk di të ndalet. E shohim që jetën pothuajse e kalon në “avion” duke punuar për të arritur qëllimet por edhe ëndrrat e saj. Së fundmi e pamë në rolin e një aktoreje. Po, mirë dëgjuat. Pas pjesëmarrjes të saj në një film hollivudian në një rol të shkurtër Bleona vjen me një tjetër rol në një film ku luan dhe aktori i njohur Dolph Lundgre, shkruan gazeta Paloma. Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje rreth këtij projekti, por vetëm disa foto të publikuara në Instagramin e saj.