Luana ka vetëm fjalë të ëmbla për Marinën

Ato janë një dyshe e pandarë e showbiz-it shqiptar. Motrat si fillim i kemi parë në rolin e velinave në emisionin “Fiks Fare”, e më pas si moderatore në emisione të ndryshme, duke përfshirë këtu “Top Fest”, “E Diell”, “Procesi Sportviv” etj. Shpesh herë ato postojnë foto në rrjetet sociale për të shprehur dashurinë që kanë për njëra-tjetrën. Por këtë herë ishte radha e Luanës për të emocionuar të motrën. Gjatë kohës së trasmetimit të emisionit që Marina është bashkëmoderatore, Luana nuk ka ngurruar të shkrepë një fotografi dhe ta ndajë me të gjithë. “Vdes të të shoh në TV, sa shumë më pëlqen. Që më të bukur se ty s’ka, këtë e dinë të gjithë. Por ti je shumë më e bukur në shpirt. Të dua Minush! Krenare për ty!”, ka shkruar ajo. Dhe përgjigja e Marinës ka qenë e menjëhershme. “O moj bebja ime qe do te te haj fare, faleminderit qe me motivon gjithmone jeta ime. Te du pafund”.

Elvana Gjata rrëfen për dashurinë e komplikuar që mbetet “Njësoj”

Pas një mungese të gjatë me projekte dhe mbrëmje muzikore Elvana Gjata u kthye në skenë pak ditë më parë me këngën më të re, të titulluar ‘Njësoj’, në imazhet e të cilit këngëtarja shfaqet me një pamje mjaft të kuruar dhe elegante. Por natyrisht ajo që ra në sy në interpretimin e kësaj këngë dashurie ishte portreti i saj i trishtuar. Sipas burimeve të afërta të gazetës ‘Panorama’, edhe mungesa e saj në treg ka qënë e lidhur me një moment jo të qetë që po kalon në gjendjen e saj sentimentale, sa i përket dashurisë. Këngë, vargjet e të cilës janë dedikim dashurie, nuk dihet ekzaktësisht se kujt ja ka dedikuar këngëtarja, e cila gjithmonë ka preferuar të jetë evazive në media, në lidhje me rrëfimet e saj të dashurisë.

Pas videos me gjoks zbuluar, kam marrë ofertë mijëra euro

Moderatoret gjysmënudo shqiptare janë bërë hit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisur nga një kronikë e spikeres aktuale të lajmeve të “Zjarr Tv”, Greta Hoxha. ‘Kam marrë ofertë mijëra euro nga Anglia, pas videove hit ku jap lajme me gjoks zbuluar’, tregon ajo për Panorama. Vetë spikerja, që u bë personazh frymëzimi për këtë kronikë, e ka shpërndarë në Facebook reagimin e spikerave të “Abc News” me diçiturën: “O bëjmë zhurmë, o s’bëjmë fare”. Kjo zhurmë ndërkombëtare e ka kthyer Greta Hoxhën në një nga spikeret më të guximshme në botë, e cila jep lajme me gjoks zbuluar. Kështu, spikerja e ka festuar si e famshme 25­vjetorin, e rrethuar nga miq dhe shumë dhurata, ndërkohë që po sheh mundësinë e një karriere jashtë vendit, meqenëse emri dhe imazhi i saj tashmë njihet jashtë. Oferta më e fundit i ka ardhur nga Anglia, nga një sipërmarrës, që i është prezantuar si Craig Singleton. Ai i ka bërë këtë propozim, duke e pyetur nëse ajo ka qenë ndonjëherë në Angli, dhe nëse ka pasur më parë eksperienca pune me kompani angleze. “Kam marrë ofertë nga Mbretëria e Bashkuar dhe, në fakt, ato që po diskutojmë janë termat financiarë dhe akomodimi im, pasi kushtet e punës dihet si janë në mediat e huaja”, thotë Greta për gazetën “Panorama”. Bëhet fjalë për një pagë të kënaqshme me mijëra euro, dhe kontratë të gjatë në kohë”.

Olta Gixhari rikthen linjat seksi, ja foto të 2015-ës dhe sot

Sezoni i plazhit është ai i preferuari për vajzat VIP, të cilat punojnë fort gjatë dimrit në palestër për të treguar linjat e tonifikuara në Jug. Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është ndër të parat që e nis sezonin e bikinit në plazhin e preferuar të Dhërmiut, ku dhe është fotografuar nga paparaci i gazetës Panorama. Një vit nga vera e kaluar, kur fotot e tradhtuan për linjat e saj, Olta shfaqet me mjaft përmirësime në format trupore. Rroba banjat me ngjyrë të theksuar e bëjnë të bjerë në sy në zonën e shezlongëve ku po merrte rreze, por shpesh preferonte të futej edhe në det. Nga fotot që shihni të shkrepura në parakalimet e biondes së teatrit, dallohet mirë ndryshimi në trupin e saj, sidomos në pjesën e barkut, që duket tani i sheshtë, dhe në pjesën e gjoksit që është më I ngritur. Sipas burimeve pranë Panorama, Olta prej muajsh ushtrohet në palestër, ndërkohë që sipas saj vrapi dhe ritmi i ditës e kanë ndihmuar të humbë kilogramë.

Sonia Malaj “kopjon” Kim Kardashian

Është bërë tendencë tashmë që vajzat shqiptare të frymëzohen nga emra të njohur të showbiz-it botëror. Por nganjëherë, ato nuk limitohen deri tek frymëzimi, por vijë edhe si kopje e tyre. E fundit e akuzuar për këtë fakt është këngëtarja Soni Malaj, shkruan Gazeta Shqiptare. Një foto e publikuar në rrjetet sociale është ajo që ka ngjallur komente të shumta për shkak të ngjashmërisë që ka Soni me Kim-in. Ato duken si dy pika uji. Nuk dihet nëse është e rastësishme apo e qëllimshme nga ana e Sonit, por qëllimi është arritur gjithsesi.