Është një artikull i gati katër vjetëve më parë, por që në një kohë sezoni turistik rikthehet aktual. La gazzetta del Mezzogiorno ka publikuar denoncimin e indinjuar të një pasagjeri shqiptar, për portin e Barit, i cili ka dokumentuar me foto ëfarë ndodh në port kur pasagjerët nisen drejt Durrësit dhe ëfarë ndodh të nesërmen në mëngjes, në zbritje, në portin e Durrësit.

Po të shohësh fotot, krahasimi është sikletosës për italianët, sigurisht: dhe lind pyetja si ka mundur Shqipëria të kalojë, të paktën në infrastrukturë, Italinë dhe sigurisht Barin, shkruhet në gazetë duke vënë theksin te nevoja për të përshtatur, në mos strukturën, të paktën shërbimin.

Artikulli vazhdon të shpjegojë që në Bari, punojnë vetëm dy sportele me policë, ndërsa të tjerët rrinë për të parë radhën e njerëzve.  

Diferenca shprehet edhe në pritjen e makinave, një në Bari dhe 12 në Durrës dhe 8 për kamionët.

Vazhdon me check-in-in elektronik që në Durrës ekziston në gjashtë gjuhë dhe mund të realizohet nga pasagjerët, ndërsa në Bari nuk ekziston.

Shkrimi që flet për disa turistë që kanë ngelur të bllokuar në radhë, ndërsa duhet të kthehen në Durrës, thekson edhe që një turiste shqiptare I flet në anglisht policit, i cili di vetëm dialektin barez.

Shkrimi mbyllet me sjelljen prepotente të zyrtarëve në port, ndaj shqiptarëve, të cilët kanë paguar biletën 11 euro për të qëndruar në radhë, në kthim nga udhëtimi i tyre në Itali, duke kujtuar që janë pikërisht shqiptarët që ndihmojnë më shumë financiarisht portin e Barit me udhëtimet e tyre, ndërsa nga ana tjetër e detit, japin mësime eficience…

Dhe pyetja pas këtij shkrimi të tetorit 2012, është, mos është gjë i paguar ky shkrim, i një autori shqiptar, apo Shipëria mund të japë një shembull pozitiv për vendet e Perëndimit? Nuk dihet!