Gjyqi Soni-Olti, ajo paraqitet në gjykatë, ai vëzhdon pushimet

Soni Malaj dhe Olti Curri u përballën në gjykatë me njëri-tjetrin, pasi këngëtarja akuzoi gazetarin për fyerje nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku ai kishte komentuar fotografinë e saj dhe pozicionin e dorës. Data 21 korrik ishte dita që u zhvilluar seanca e parë gjyqësore, por në të e pranishme ishte vetëm Soni, e shoqëruar nga i fejuari i saj. Olti nuk u praqit në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij. Seanca e dytë gjyqësore pritet të jetë në shtator.
Eno Popi edhe këtë sezon në “Wake up”

Thashethemeve për braktisje të emisionit “Wake up” sezonin e ardhshëm televiziv, Eno Popi u ka dhënë fund njeherë e mirë. Moderatori i “Wake up” dhe “100 milion” në Top Channel, ka mohuar zërat për një braktisje të mundshme të ketij programi duke thënë: “Do të jem gjithë kohën në "Wake Up", tërësisht i angazhuar në të”. Ne një shkrim të publikuar fillimisht ne revisten “Bordo”, shkruhej se Popi jo vetëm do të largohej nga emisioni që ai ka drejtuar prej 8 vjetësh, por gjithashtu aludohej se ai do të prezantonte një emision të ri për fëmijë. Për gazetarin të gjitha këto lajme mbeten thashetheme dhe ai ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme edhe për programe të tjera të mundshme.
Dhurata e përjetshme e Salsano Rrapit

Salsano Rapi ka marrë një dhuratë shumë të bukur e të veçantë për ditëlindje. Miqtë e familjarët janë kujdesur që t’ia bëjnë të bukur këtë ditë, duke i dhuruar një bluzë të bardhë, në të cilën ata kishin stampuarn urimet e tyre për aktorin e humorit. “Kjo bluzë, do jetojë më gjatë se mua, sepse aty janë shkruar urimet me te bukura per ditelindjen time, nga koleget, miqte dhe te dashurit e mi… Ju përqafoj fort”, ka shkruar ai bashkangjitur fotos së publikuar.
Amos Zaharia më i dashuruar se kurrë

Djali i aktores Yllka Mujo, Amos Zaharia, zakonisht flet pak për jetën e tij personale, por këtë herë nuk ka mundur të mbajë të fshehtë historinë e tij të dashurisë me Gigliola Haverikun, ish-konkurrenten e “The Voice of Albania”. Aktori ka treguar se me të dashurën janë njohur në një lokal dhe që në bisedat e para e ka kuptuar se kjo marrëdhënie do të zgjaste gjatë. Edhe pse gjatë pjesëmarrjes së saj në “Voice”, ata kishin pak kohë që njiheshin, Amosi tregon se “Baby” siç ai e thërret, e ka bërë të ndihet i lumtur teksa e shihte të performonte në skenë si një artiste e vërtetë. “Ajo është një kënaqësi për veshin”,- është shprehur ai. Dashuria e tyre numëron rreth një vit.
Erik Fullani me një dashuri të re

Nuk ka shumë kohë që djali i Ardian Fullanit, ish-guvernatorit të Bankës, është ndarë nga e dashura. Me të ai kishte një lidhje 6-vjeçare, por mesa duket përfundimi i saj nuk ka qenë shumë i trishtë për Erik Fullanin, pasi ai ka filluar një lidhje tjetër. “Bluetooth” ka arritur të zbulojë fotot, ku ai shfaqet në krah të dashurës së re, më të cilën ka nisur një romancë prej dy muajsh. Miqtë e tyre kanë deklaruar se dy të rinjtë njiheshin prej disa kohësh dhe pas disa takimesh janë lidhur. Eriku dhe vajza shfaqen në foto në krah të njëri-tjetrit, kudo bashkë, por pa zbuluar identitetin e vajzës.
Elvana Gjata anulon të gjitha koncertet e verës

Prej vitesh ajo mbetet e preferuara e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Në çdo koncert ku ka qenë e pranishme atmosfera ka qenë shumë e nxehtë, por kjo nuk do të ndodhë këtë verë. Ajo do të mungojë nga skenat e koncerteve, pasi është mesuar se ka anuluar të gjitha koncertet e verës. Deri më tani Elvana nuk ka qenë prezente në asnjë club të Shqipërisë apo të diasporës, siç ka ndodhur vitet e kaluara. Mesa duket këngëtarja ka vendosur të pushojë, ose të përgatisë në “fshehtësi” projektin e radhës.