Para pak ditësh Ori Kuçi, ka nisur nëpërmjet shoqatës “Ora” një fushatë sensibilizimi “Zemra ime, ti” për të mbledhur fonde në ndihmë të fëmijëve me patologji në zemër. Ajo, nisur nga problemet kardiake të djalit të saj të vogël ka vendosur të zgjasë një dorë ndihme për të gjithë fëmijët duke mbledhur fonde që do i shkojnë repartit të Kardioliogjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Që nga e shtuna në Teatrin e Kukullave do të jepet çdo ditë shfaqja “Shitësja e vogël e shkrepseve”, të ardhurat nga e cila do të shkojnë drejt këtij pavijoni. Me këto të ardhura do të rregullohet një ambient i cili do të shërbejë për të pritur fëmijët që paraqiten cdo ditë në këtë pavijon. Struktura e Kardiologjisë Pediatrike në QSUT është e vetmja qendër spitalore terciare në rang republike e diagnostikimit dhe trajtimit të kardiopative të lindura dhe të fituara. Aty shtrohen pacientët kardiopatë pre dhe post-operatorë si dhe kur komplikohen nga infeksione të ndryshme. Gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e numrit dhe ulje e moshës së pacientëve kardiopatë që i nënshtrohen ndërhyrjes krahasuar me vitet paraardhëse. Kështu tani operohen fëmijë që në muajt e parë të jetës. Kabineti i ekokardiografisë në këtë pavijon përballon konsultat nga të gjitha rrethet duke pasur një volum prej rreth 3500 ekzaminimesh në vit, numër i cili çdo vit ka ardhur duke u rritur. Në vendin tonë incidenca është rreth 7-8 raste për 1000 lindje dhe nëse i referohemi numrit të lindjeve në shkallë vendi, kemi çdo vit 300-350 raste të reja me defekte të lindura të zemrës.

Artistë të ndryshëm janë bërë pjesë e fushatës sensibilizuese, por gjatë javës nga 20 deri në 27 dhjetor çdo kush mund të ndihmojë një zemër fëmije duke ndjekur shfaqjen në Teatrin e Kukullave. Të ardhurat do dorëzohen në datën 31 pranë pavijonit të QSUT.

Ori Kuci, promotore e fushates, e njohur per nje nga butiket me elegant ne Tirane dhe prezantimin e emisioneve radiofonike