Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, Met Bega ka ndërruar jetë, pa mundur të fitojë luftën disavjeçare. U bënë pothuaj 5 vjet, pas shfaqjes së sëmundjes, megjithatë edhe këtë periudhë të jetës Met Bega e ka kaluar me shumë optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e vet në fakt, derisa dha edhe frymën e fundit.

Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Debutimin e parë si aktor e bëri në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. “Dy herë mat” ka qenë filmi në të cilin ai interpretoi për herë të parë me një rol të vogël, në vitin 1986, për të vazhduar më tej me rolet në filmat “Tela për violinë” (1987), “Stolat në park” (1988), “Edhe ashtu edhe kështu” (1989).

Pjesën më të madhe të jetës, Met Bega e ka kaluar në Estradën e Tiranës.