Përpara shtetit shqiptar, një çift britanik Michael e Donald njihen zyrtarisht si çift i martuar, duke shënuar në Shqipëri të parën martesë të një çifti homoseksualësh në Shqipëri. Çifti i parë gay që kanë dhënë shembullin e tyre për dashurinë mes seksit të njëjtë quhen Michael e Donald. Mesazhi i tyre është “kur dy njerëz duhen, nuk mund t’u mohosh të drejtën për të jetuar bashkë” është përcjellë e paralajmëruar më parë edhe në media. Ata janë qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre, kjo gjë lejohet për sa kohë që ndodh në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike. Ceremonia u zhvillua në rezidencën e ambasadorit britanik, Nicholas Cannon, i cili gjithashtu e drejtoi këtë ceremoni. Clare Masson, mikeshë e çiftit, lexoi argumentin ligjor të përdorur nga gjykata në Massachusetts kur ky shtet u bë i pari në SHBA për të legalizuar martesat gay. Edhe pse u mendua se ceremonia do të zhvillohej më 17 Maj, në ditën e LGBT, çifti ka zgjedhur këtë të premte për të finalizuar dashurinë e tyre. Dëshmitarë të tyre kanë qenë Kristi Pinderi dhe bashkëjetuesi i tij Erion Tela, të cilët gjithashtu janë çift dhe bashkëjetojnë prej kohësh.
Martesën e Michael e Donald e ka komentuar edhe sociologia Mirela Sula e cila është shprehur entuziaste për këtë event: “Për herë të parë jam e ftuar në një dasmë gay – një nga miqtë e mi më të mirë martohet duke bërë ëndrrën e tij realitet. Jam shumë kurioze të marr pjesë në një dasmë të tillë. Uroj që ta shoh të tillë liri edhe në Shqipëri së shpejti”,- shkruan Sula.