Të shumtë në numër janë personazhet publikë që u janë bashkuar sot të gjithë besimtarëve myslimanë për t’u uruar festën e Fitër Bajramit. Por ajo që ka rënë më së shumti në sy është një foto e Çiljeta Xhilagës, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar momente nga klipi i ri që do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me Noizy-n. Shpërthyese, seksi dhe në formë të shkëlqyer fizike, Çili shfaqej e veshur me një kostum të zi, me maskë e me pistoletë në dorë... Por sot, Çili ka postuar një foto nga xhamia në të cilën ka qenë me rastin e festës, e mbuluar me shami: "Na iku një nga muajt më të bukur që ka Allahu. Edhe pse ky muaj kaq i bukur për paqe dhe harmoni iku, mos u mërzit, se ai do vijë përsëri. Vetëm kur të vijë, mirëprite mirë dhe kur të vijë inshallah do vijë më mirësi dhe dashuri në familjen tënde, Zoti ju Mëshiroftë Familjarisht! Urimin e keni nga thellësia e Zemrës, Gëzuar Bajramin!”.

Të tjerë personazhe u janë bashkuar sot urimeve të festës, duke postuar foto të ndryshme. Shikoni disa prej tyre.

Era Istrefi

Urime Bajramin krejt atyne që kan sakrifiku (agjeru) gjatë Ramazanit për me pas ni lidhshmëri ma t’madhe me Zotin. Kjo m’len me kuptu që shumë njerz n’venin tonë jon t’fortë, t’vendosun, edhe kanë dëshirë me bo progres n’jetë. Unë ju kisha dëshiru shëndet edhe lumturi, manej tjerat jon lehtë me u ba”

Bleona Qereti

Gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin... Zoti ju pastë nën mbrojtjen e tij. Qofshi të bekuar!

Marina Vjollca

Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!

Rovena Dilo

GEZUAR! Mos harroni te çlodheni! Relax total.

Elvana Gjata

Gëzuar të gjithë besimtareve myslimanë!

Ardit Gjebrea

Gëzuar te gjithëve Fitër Bajramin!

Armina Mevlani

Gëzuar! Zoti do jetë me ju në çdo hap, nëse besoni në të!

Agnesa Vuthaj

Gëzuar për shumë mote! Qofshi të bekuar ju dhe të dashurit tuaj!