Libri i ri i gazetarit të njohur Blendi Fevziu “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret” është promovuar mbrëmjen e së enjtes në Pallatin e Brigadave. Ambienti i zgjedhur për këtë promovim, në fakt nuk ishte rastësor, përkundrazi. U mendua të ishte një kthim simbolik i mbretit në shtëpinë që e ndërtoi vetë, por që nuk jetoi kurrë.

Altuna Sejdiu
Klea Huta

Menjëherë pas suksesit dhe interesit të madh të publikut në Panairin e Librit (11 mijë kopje të shitura), Blendi Fevziu mblodhi të gjithë miqtë e të ftuar të tjerë në një ceremoni të veçantë, gjatë së cilës të pranishmit ndoqën edhe një dokumentar të shkurtër.

Genta Ismajli

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Fevziu sugjeroi restaurimin e Pallatit Mbretëror, si dhe lejimin e vizitorëve në këtë godinë historike të ndërtuar para 72-vjetësh.

Aurela Hoxha

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i PD-së dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, politikanë të tjerë, diplomatë të huaj, analistë, akademikë, trashëgimtarë të familjes mbretërore, njerëz të medias, të artit dhe shumë miq të gazetarit Fevziu.

Aurela Hoxha dhe Endrit Mertiri

Henri Çili, botuesi i UET Press, gjatë fjalës së tij tha se ky libër sjell një qasje të re për ta parë historinë ndryshe.

Anduena Llabani

Një pjesë e të ftuarve kanë publikuar foto të aktivitetit në profilet e tyre në rrjetet sociale. Njihuni me disa nga VIP-at e ftuar.

 

Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Tuna dhe Aferdita Dreshaj