Fotografja Mihaela Noroc pasi la punën në Rumani nisi të udhëtonte rreth botës vetëm me një çantë shpine dhe aparatin fotografik. 29 vjeçarja fotografoi qindra portrete grash në 37 shtete të ndryshme, që nga pyjet e Amazonës te një xhami në Iran e deri në qendër të Neë York-ut.
Fotografitë kanë ardhur në një album të titulluar “Atlasi I bukurisë” që është krijuar për të qenë “një pasqyrë e shoqërive të ndryshme dhe një frymëzim që njerëzit të mbeten autentikë”.
“Tani mund të them që bukuria nuk është çështje kozmetike, parash, race apo statusi social, por të qenit vetvetja”, shkruan ajo për Huffington Post. “Globalizimi na bën të dukemi dhe të sillemi njëlloj, por ne jemi të bukura sepse jemi të ndryshme.”
Ajo ka hapur dhe një album në Facebook "Atlas of Beauty" ku hedh foto që bën çdo ditë rastësisht grave në qytete të ndryshme.




























