Kur një miliarder fillon e tregon stilin e jetës dhe çdo copëz të pasurisë së tij në Instagram, pasuesit nuk ngurojnë të vijnë me vrap… dhe nuk janë pak. Ky është rasti i Mbretit të Instagramit, biznesmenit Dan Bilzerian, i cili tashmë ka një pasardhës, sepse shpejt do t’i duhet t’ia lërë vendin një Mbreti tjetër, Tony Toutouni. Një 42-vjeçar beqar, me një profil të pazakontë në Instagram (Lunatic-Living), i cili po ashtu poston foto nga jeta e shtrenjtë dhe e luksit.

Tony është arratisur nga Irani në një moshë të re për të bërë një jetë të suksesshme në Los Angeles.

I rrethuar nga makina të shtrenjta, avionë privatë dhe femra të bukura, biznesmeni miliarder Tony Toutouni pretendohet të bëhet së shpejti Mbreti i ri i Instagramit. Nga fotot e postuara të 42-vjeçarit vihet re jeta prej sheiku. Profilin në Instagram ka vetëm 8 muaj që e ka hapur dhe deri tani numëron rreth 833 mijë ndjekës. Ndonëse mjaft larg shifrës së ndjekësve të mikut të tij miliarder, Dan Bilzerian (8.1 milionë ndjekës), Toutouni konsiderohet si një kërcënim serioz për të zotëruar këtë medie sociale.

I njohur në Instagram me emrin Lunatic-Living, Tony është shprehur: "Jeta që bëj unë është ajo që çdo mashkull në botë do e dëshironte dhe unë po e shijoj në maksimum."

Në një prononcim për “Mirror”, Tony deklaron: “Jam një djalë beqar, por jam shoqëruar me shumë, shumë femra. Të jetoja në Los Angeles më ka bërë të kem çdo gjë në jetë dhe nuk ka qenë aspak e vështirë të kem pasur në krevat të gjitha femrat që kam dashur… Cili mashkull në botë nuk do të donte të bënte këtë lloj jete? Është një stil jetese që kushdo e ëndërron dhe unë kam fatin ta jetoj”, – ka thënë miliarderi.

