Ishte njoftuar që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me qendër në Luzanë të Zvicrës do merrte vendimin për ndeshjen Serbi Shqipëri të mbyllur në tavolinë 3-0, do të vendoste sot në datën 12 qershor, përfundimin e ri për këtë ndeshje. Të dyja federatat po prisnin nëse vendimi do ngelej I njëjtë apo do dëgjohej fjala e Shqipërisë që kundërshton fitoren e Serbisë në tavolinë dhe ndëshkimin me gjoba, të cilin edhe Serbia e ka apeluar.

Megjithatë dje erdhi lajmi që vendimi do të shtyhet. Sipas gjykatës, vendimi do shpallet në 10 korrik.