Dy ditë më parë, Enea Sila u çertifikua si vrojtues plazhesh dhe dje ishte dita e parë e punës për të. Kush do ta mendonte që Enea do të kthehej në hero që në ditën e parë të punës? Ai ka mundur të shpëtojë një 25-vjeçare nga Elbasani, e cila kishte hipur në një varkë me miqtë e saj, në plazhin e Spillesë. Aksidentalisht, ajo ra në det në një thellësi të konsiderueshme dhe nuk dinte not.

Enea Sila
Fatmirësisht, Enea mbërriti në kohë për ta shpëtuar dhe për t`i dhënë ndihmën e parë në breg. Duke qenë se ambulanca u vonua, pas 30 minutash Enea e transportoi 25-vjeçaren me automjetin e tij drejt spitalit të Durrësit. Falë tij, vajza tani është jashtë rrezikut për jetën.