Sot në rubrikën çudira Instagrami do të flasim për retë më të famshme të momentit. Nëse ende nuk keni dëgjuar për to, ka ardhur koha ta mësoni edhe ju. Gjithçka nisi kur ndjekësit e një blogereje argjentinase, të quajtur Tupi Saravia, vunë re diçka të çuditshme në fotot e saj. Pothuajse në të gjitha fotot e saj qielli duket njësoj, më saktë forma e reve është e njëjtë. Tani ndjekësit duan të dinë të vërtetën e gjithë kësaj.
This travel ‘influencer’ spookily has the same clouds in every photo. ð??²ð?¤?ð??? pic.twitter.com/uYzXhTiRJp
— Matt Navarra (@MattNavarra) August 28, 2019
And here too... pic.twitter.com/LqBdgZgeu7
— Matt Navarra (@MattNavarra) August 28, 2019
Duke parë diskutimet dhe vëmendjen e madhe që morën retë e saj, Tupi vendosi të shpjegojë gjithçka në një postim në Instagram. Ajo tregoi se gjithmonë ka qenë e hapur për mënyrën si i editon fotot dhe se përdor një program që sipas saj, u jep dritë fotove kur qielli duket i zymtë. Ajo ka shtuar se nuk e ka fshehur kurrë se i editon fotot e saj, madje ka bërë shaka duke thënë se retë e ndjekin kudo nëpër botë.
“Përdor një aplikacion që quhet Quickshot dhe kam qenë gjithnjë e hapur me ndjekësit e mi për përdormin e tij. Madje, kam një highlight në profil, ku tregoj si i editoj fotot e ndjekësve të mi, duke ndryshuar qiellin. Nuk është ndonjë gjë e madhe, e përdor për të kompozuar më bukur fotot. Nuk mund ta besoj sa larg kanë shkuar retë e mia. Nëse dëshironi disa, mund të bëj një giveaway”, -ka shkruar ajo duke bërë shaka.
Retë e blogeres janë bërë shumë të dashura për njerëzit që filluan t’i përdorin menjëherë në fotot e tyre.