Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2021. Siç ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor, pra për më shumë se 4 javë, të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë për të qenë pjesë e DV-2021.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet”,- shkroi Ambasada Amerikane pak ditë më parë.

Lexo më shumë: Programi i Lotarisë Amerikane