Jemi mësuar që gjithnjë lajmet e mira të teknologjisë t’i marrim nga jashtë, madje nga sa më larg të jetë e mundur. Amerika, Japonia, Gjermania, Kina apo nga ndonjë cep tjetër i globit. Por këtë radhë lajme të mira na vijnë nga fare pranë, pse jo të reja edhe nga Shqipëria.
Një ëndërr e madhe, që para 5 vitesh kur diskutohej dhe po fillonin të bëheshin përçapjet e para, dukej e parealizueshme. Pati madje nga ata që guximin e kësaj gruaje që kërkonte të shkundte tregun e pagesave ne Shqipëri, e quajtën guxim prej një të çmenduri. Po pikërisht për të tillë vizionarë kemi nevojë, me ide në qiell e me këmbë në tokë. Ata i bëjnë realitet idetë e tyre, ata e sjellin ndryshimin. Ata na vërtetojnë përsëri se sado të çmendura, të parealizueshme të duken këto ide, nëse ke guxim, këmbëngulje, vullnet dhe dëshirë shumë të madhe për t’i realizuar, asgjë nuk mund të ndalë.

E tillë ishte ëndrra e Linda Shomos, që sot qëndron në krye të kompanisë EasyPay. Ajo kërkonte që të fuste një frymë të re në tregun e pagesave në vendin tonë dhe mesa duket shumë me sukses po fillon ta realizojë. Ja ku pashë diçka të tillë në celularin e një mikut tim, i apasionuar dhe ndjekës i çmendur i çdo zhvillimi të mundshëm të teknologjisë. Para pak kohësh, më entuziast se kurrë, erdhi të më tregojë të renë më të fundit që kishte zbuluar. Jo nga Japonia këtë radhë, si shumë i fiksuar që është me ta dhe i quan jashtëzakonisht të zotët. “Jam i lumtur,- më tha,- shiko ç’do të tregoj.” Unë e di përmendësh se sa selektiv është, madje i them shpesh me shaka ti duhet të paguhesh për këtë punë, njësoj siç ndodh me degustuesit e verës dhe të kafes, që paguhen për të shijuar dhe për të përcaktuar cilësinë, pak a shumë këtë bën dhe ai deguston teknologjinë çdo moment të mundshëm, prandaj kisha shumë besim se diçka shumë interesante do kishte për të më treguar. Hap celularin dhe më thotë të shoh një aplikacion që kishte shkarkuar.
“Ja ku fillon, -tha. Quhet aplikacioni EasyPay, e shkarkova dhe doja ta tregoja me doemos. U ndjeva krenar që punë kaq të mira mund të bëhen edhe këtu. Kam një aplikacion tërësisht shqip, të krijuar nga shqiptarë dhe që funksionon për mrekulli. Pikërisht me këtë aplikacionin portokalli që sapo u shtua në celularin tim, unë mund të kryej një sërë veprimesh për shërbime shumë të nevojshme.” Po më bënte vërtet kurioze dhe i them të fillojë të ma shpjegojë. Ishte vërtet shumë interesant, kishte një listë shërbimesh për të cilat me aplikacionin EasyPay mund të kryenim direkt pagesat nga ceulari. Po më dukej gati e pabesueshme që po shikoja se me këtë aplikacion mund të paguaja faturat e energjisë elektrike, faturat e ujit, gjobat e makinës që kisha marrë, të paguaja faturat e telefonit dhe ta rimbushja atë, të beja riabonimin në platformën me të cilën TV im është i lidhur, të bëja rimbushje të llogarisë time për të ndjekur skuadrën e zemrës dhe shërbime të tjera.
EasyPay si aplikacion m’u duk vërtet shumë i thjeshtë, mjaft fleksibël, bashkëkohor, shumë “friendly” dhe bëhej shumë shpejt familjar. Të ofron shumë siguri, të shpëton kohë dhe siç do e thoshim, alla shqiptarçe, të nderon se mbaron punë shpejt e sigurt. Me të vërtet që mbeta e habitur dhe u ndjeva shumë krenare gjithashtu, nuk e kisha menduar se diçka e tillë do mund të bëhej edhe këtu. Fundja kush më mirë se një shqiptar do e dinte se çfarë hallesh kemi ne shqiptarët, çfarë na duhet, ku çalojnë gjërat, për çfarë kemi nevojë dhe e them me bindje të plotë se EasyPay ka qëlluar tamam në shenjë.
Iu ka sjellë shqiptarëve vërtet çfarë ju duhet. Më duket akoma e pabesueshme që tani nuk do presë më në radhë me gratë e lagjes për të paguar faturat e mia, madje iu tregova dhe të njohurve të mi që tani të paguajnë me EasyPay dhe të mos humbasin më kohë në radhë. Mua më kanë falënderuar të gjithë që iu tregova për të, ndërsa unë dua të falenderoj pa fund ata që e krijuan EasyPay-n. Paguaj gjithçka me dinjitet dhe standarde europiane, ashtu siç e meritojmë. Evropa, nuk do ju duket aq larg për pak.