Instituti i Statistikave ka vendosur ta festojë Ditën Ndërkombëtare të Statistikave, 20 tetorin, me një aplikacion shumë interesant që zbulon sa persona kanë të njëjtin emër në Shqipëri.

Mjafton të hysh në faqen zyrtare të instat.gov.al, kliko kuadratin "Statistikat e emrave. A jeni kureshtarë të dini sa persona kanë të njëjtin emër me ju?", shkruan emrin tënd me shkronjë të madhe dhe menjëherë do të kesh mundësi të shohësh sa persona të tjerë kthejnë kokën kur thirren me të njëjtin emër. Gjithashtu në vazhdim mund të shohësh edhe kurbën e popullaritetit të emrit, në cilin vit ka qenë më i përdorur dhe si ka ardhur duke u përhapur apo duke dalë nga moda.