Të shumta kanë qenë videot që kanë qarkulluar online, këto ditë që bota është duke u përballur me ditët të vështira, si pasojë e koronavirusit. Video që të japin shpresë, të emocionojnë dhe të bëjnë të kuptosh që nuk je vetëm. Italia është duke kaluar ditët e saj më të errëta, por shpresa te njerëzit nuk është shuar në asnjë çast. Italianët ishin ndër të parët që nga ballkonet e tyre u bënë bashkë për të kënduar himnin dhe për të treguar solidaritet. Nuk munguan as videot shpresëdhënëse në Shqipëri, një prej të cilave ishte ajo ku qytetarët duartrokisnin nga ballkonet e shtëpisë për mjekët që janë superheronjtë në këtë luftë.

Nga videot në shtëpi e deri tek iniciativat e ndryshme, këto janë disa prej videove më emocionuese që kemi parë online këto ditë.

Nismës së ndërmarrë nga emisioni “Hipokrati” iu bashkuan shumë qytetarë. Nga ballkonet e tyre ata u bënë bashkë për të duartrokitur mjekët, infermierët, farmacistët, policët dhe këdo që po lufton me koronavirusin, për të shpëtuar jetë njerëzish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hipokrati - Top Channel (@hipokrati.tch) on

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit iu bashkuan nismës për të dhuruar art nga shtëpia. Ata publikuan një video duke kënduar nga shtëpitë e tyre "Dua më shumë Shqipërinë", si një mesazh në emër të jetës dhe vijimësisë së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Gazetari italian Gabrielle Parpiglia ka postuar një video nga spitali i Napolit, ku njerëzit janë ofruar për të dhuruar gjak dhe këndojnë bashkë me mjekët dhe infermierët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriele Parpiglia (@gabrieleparpiglia) on

Kjo është një tjetër video emocionuese e postuar po nga Gabriele Parpiglia, por kësaj radhe vjen nga Wuhan-i. Mjekët dhe infermierët shfaqen më në fund të buzëqeshur, pasi kanë luftuar dhe shpëtuar jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriele Parpiglia (@gabrieleparpiglia) on

Kjo video e postuar nga Ivanka Trump tregon njerëz në Boston që janë bërë bashkë për të kënduar dhe kërcyer nga ballkonet dhe makinat e tyre dhe për të treguar se janë bashkë në gjithë këtë luftë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump) on

Edhe kjo video e Celine Dion është e gjitha një emocion më vete.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Céline Dion (@celinedion) on

Chiara Feragni dhe italianët që këndojnë himnin dhe këngë të tjera nga ballkonet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Në këtë video shfaqen mjekët e Kubës dhe Rusisë teksa mbërrijnë në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Pas 10 orësh fluturim, mjekët kubanë janë të gatshëm të rrezikojnë për të shpëtuar jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fanpage.it (@fanpage.it) on

Këngëtari me origjinë shqiptare, i njohur si Stanaj, mundohet t’u përcjellë njerëzve energji pozitive nëpërmjet muzikës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stanaj (@stanaj) on

Binjakët Mirko dhe Valerio u bëjnë njerëzve shoqëri në këtë periudhë të vështirë, duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë – të luajnë në violinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirko e Valerio (@mirkoevalerio) on