Kur koronavirusi sapo kishte filluar të përhapej, njerëzit u dyndën nëpër farmaci dhe supermarkete për t’u furnizuar kryesisht me maska, doreza dhe xhel antibakterial. Këto janë edhe produktet që vështirë të gjenden edhe sot. Xheli antibakterial u kthye në një prej produkteve më të përdorura, madje u teprua aq shumë saqë njerëzit blinin sasi të mëdha, shumë më shumë nga sa mund t’u duhej. Për t’i dhënë fund kësaj gjëje, një supermarket në Danimarkë gjeti zgjidhjen ideale.

Nëse blen 1 shishe me xhel anibakterial paguan 5.50 euro, ndërsa dy shishe në vend të 11 eurove, i merr për 134 euro.

Supermarketi i quajtur “Rotunden” e konsideron veten si supermarketi më i bukur në Danimarkë, por mbi të gjitha një supermarket që respekton njerëzit. Pra, ata shqetësohen më shumë që produktet të shkojnë te të gjithë njerëzit që kanë nevojë, sesa të shesin produktet.

Një ide gjeniale!