E rëndësishme është që të ketë dashuri në zemër, pastaj është shumë e thjeshtë të mbushen mendjet me ide, fytyrat me buzëqeshje dhe çanta me rroba. Nga një ndjenjë e tillë u nis fushata “Love bag” në dyqanet Okaidi që ftoi të gjithë njerëzit të dhuronin rrobat që nuk u bënin më fëmijëve të tyre, për t’ua dhuruar ato më pas fëmijëve në nevojë. Sot, në bashkëpunim me organizatën Asistencë për Komunitetin në Shqipëri (ACA) ato rroba u janë shpërndarë fëmijëve gjatë aktivitetit artistiko-social të organizuar në sallën Shekspir të teatrit Metropol ku vogëlushët ndoqën një shfaqje me kukulla e më pas morën Çantat e dashurisë – Love Bag nga OKAIDI dhe ACA.

“LOVE BAG”, është fushata e ndërgjegjësimit për dhurimin e veshjeve të përdorura, organizuar nga rrjeti i dyqaneve OKAIDI për të ndihmuar në përmirësimin e jetesës për fëmijët në nevojë e ata pa përkujdesje familjare.

Okaidi prezent në Shqipëri që prej vitit 2005 , nën logon e projektit ACT FOR KIDS ka tejkaluar rolin e tregtuesit të rrobave cilësore për fëmijë duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së tyre, nëpërmjet iniciativave që ndërmerr në nivel global.

Fushata LOVE BAG këtë vit, pati përkrahjen e një numri rekord qytetarësh -blerës të dyqaneve Okaidi, personazhe mediatike, njerëz të artit e shoqërise civile. Ata me çantat e tyre të dashurisë  sollën më shumë se 4000 artikuj të cilat do të ndihmojnë rreth 350 fëmijë në nevojë e pa përkujdesje prindërore të qytetit të Tiranës e jo vetëm.

Nëpërmjet dhurimit të veshjeve,  të trefishuara këtë vit, Love Bag po i jep një jetë të dytë atyre duke ia dhuruar fëmijëve që kanë më shumë nevojë për to.

Misioni i Okaidit “të punojmë për të krijuar një botë më të mirë për rrijten e fëmijëve” shkon në të njëjtën linjë me misionin e  Fashion Group pjesë e të cilit është dhe rrjeti i dyqaneve OKIADI, i cili synon të sjellë jo vetem  marka cilesore e të përballueshme për të gjithë  kategoritë e blerësve, por edhe  të japë shembullin në detyrat qytetare dhe përgjegjësinë sociale në tregun shqiptar.

Fashion Group, është grupi i parë  e më i madh retail në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, dhe ka organizuar suksesshëm për herë të dytë në vendin tonë fushatën ndërgjegjësuese e sensibilizuese LOVE BAG