Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë afatin për dhënien e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Për shkak të pandemisë aktuale të koronavirusit, dalja e përgjigjeve për fituesit e Lotarisë Green Card DV-2021 do të shtyhet për një muaj, deri në qershor”, shkruhet në njoftimin e website-t zyrtar të GreenCard.

Rezultatet ishin planifikuar të publikoheshin më 5 maj, por tani do të publikohen më 6 qershor.

DASH thotë se nëse keni marrë pjesë në lotarinë DV-2021, nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të prisni një muaj tjetër.

Nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi edhe në të kaluarën ka pasur vonesa për arsye të ndryshme.

Çdo vit, rreth 50 mijë mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes lotarisë. Gjatë një viti, 5 për qind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të lotarisë amerikane.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, që emigrojnë në SHBA përzgjidhen përmes programit të lotarisë.