Pas tragjedisë së tmerrshme të Parisit, është krejt e natyrshme të ndiesh i pashpresë për këtë botë të trazuar, frika dhe pasiguria janë të pranishme tek çdo njeri në çdo kënd të botës. Ajo që ndodhi në Paris ishte shokuese dhe mjaft e dhimbshme. Jeta e shumë njerëzve të pafajshëm u pre në mes dhe një prej qyteteve më të bukura në botë iu tronditën themelet.

Por, siç e tha edhe kryetari i bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, mbrëmjen e djeshme: “Kjo mbrëmje është një moment dhimbjeje dhe zije... por Parisi është ende këtu dhe në këmbë”

Dhe vërtet, Parisi është i fortë dhe do të mbijetojë pas gjithë kësaj tragjedie. Arsyeja e terroristëve ishte që të thyenin shpirtin e qytetit, të mbillnin fytyrën e dhunës dhe të shkatërrimit, por kësaj nuk ia dolën dot.

Shikoni disa foto që japin jetë pas sulmeve të tmerrshme të së premtes mbrëma në Paris.

World Trade Center NYC

Pista e akullit në Washington

Engjelli i Pavarësisë ne Meksikë

Statuja e Krishtit Rio de Janeiro (Brazil)

Qirinj dhe lule në Pragë

Moskë, njerëz të mbledhur për të ndezur qirinj dhe hedhur lule

Moskë, njerëz të mbledhur për të ndezur qirinj dhe hedhur lule

Njerëz të grumbulluar në Union Square në NYC për të respektuar viktimat e sulmeve në Paris

Amnasada franceze në Berlin

Alexis Ajinça, lojtar francez, shkroi “Pray for Paris” në altletet e tij para nisjes së lojës

Londra, me ngjyrat e flamurit francez

Njerëz në radhë për të dhuruar gjak