Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rreth një vit pasi u infektua me Covid, mori dozën e parë të vaksinës Pfizer. 

Por sa doza vaksinë duhet të marrin personat që e kanë kaluar Covid-in?

Në një lidhje pë Tv Klan, Brataj tha se prej një jave Franca ka vendosur që ata që kanë kaluar Covid të marrin vetëm një dozë të vaksinës. Po ashtu, edhe studimet në Amerikë kanë treguar se ata që kanë kaluar Covid dhe marrin një dozë të vaksinës, krijojnë 10-fish më shumë antitrupa se ata që nuk e kanë kaluar Covid dhe marrin të dyja dozat. Brataj thotë se nëse kjo masë do të aplikohet nga disa vende në Europë, edhe Shqipëria do veprojë njëlloj.

Normal që do të shihen dhe do të mbahen të gjithë ato skenarë. Kuptohet që nëse shumë vende të tjera europiane do e bëjnë një gjë të tillë, ne do shohim situatën”.

Javët e fundit Shqipëria ka arritur në 500 të infektuar për 100 mijë banorë. Afro gjysma e misioneve në banesë nga Urgjenca Kombëtare, transportohen në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të prekurve. Brataj thotë se në asnjë rast nuk flitet për lockdown, lokal apo kombëtar.

Vizitat në banesë, afro gjysma e tyre, i nisim në spitale. Nga 189 misione Covid, 84 shtrime në spital. Nuk flitet për lockdown, pasi me shtim masash mund të përballohet kjo pandemi”

Nga më shumë se 100 mijë të infektuar, deri tani afro 65 mijë persona kanë fituar betejën me Covid.