Marka luksoze Goop, e aktores Gwyneth Paltrow, njoftoi se po hidhte në treg "The Diapér" - një pelenë njëpërdorimshe, e veshur me lesh të virgjër alpaka dhe e fiksuar me gurë të çmuar qelibar, të njohur për vetitë e tyre të lashta të pastrimit emocional. Deri këtu gjithçka duket mrekulli, por ajo çka i çuditi të gjithë është çmimi prej 120 dollarësh për një pako me 12 pelena.
Disa komentues në Instagram nuk po e besonin çmimin e fryrë të pelenave, duke pyetur: "A është dita e gënjeshtrave të 1 prillit?"
Por të mërkurën mbrëma, marka e famshme luksoze ka zbuluar në një deklaratë për shtyp se ekziston vetëm një kuti me pelena të çmuara, "sepse ato nuk janë vërtet për shitje". E gjithë kjo u bë nga Goop me qëllimin e krijimit të një diskutimi mbi koston e ekzagjeruar të pelenave, duke sqaruar më tej:
“Megjithë domosdoshmërinë absolute të pelenave, në 33 shtete ato nuk trajtohen si një artikull thelbësor. Ata tatohen si mall luksi. Në varësi të shtetit, kjo taksë mbi shitjet mund të shtojë nga 1,5% në 7% në koston e tyre.”
Pelenat Goop kushtonin 120 dollarë, sepse kaq mund t'u kushtonte familjeve taksa e pelenave çdo vit.
"Pati shumë zemërim," tha Paltrow në një video në Instagram. “Shumë mirë. Ato u krijuan për të na zemëruar, sepse nëse trajtimi i pelenave si luks ju zemëron, njësoj duhet t’ju zemërojë edhe tatimi i tyre si një mall luksi."
Goop po bashkëpunon me Baby2Baby për të nxitur një ndryshim në taksën e pelenave dhe donacionet për organizatën ndihmojnë ata që preken nga mungesa e formulave dhe problematika të tjera.
View this post on Instagram