Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, por nuk u dha një arsye për lëvizjen.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin, pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të firmosnin për "orë të gjata me intensitet të lartë" ose të largoheshin.

Mes të tjerash, në mesazh thuhej:

"Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose diku tjetër."

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Duket se një numër i madh punonjësish kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Musk.

Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.