Belen Rodriguez, testimonial botërore e Denim Day, ditë e vendosur nga Fondacioni Guess për të drejtat e grave.
E intervistuar nga Marie Claire, showgirl-i dhe prezantuesja argjentinase ka folur për dhunën ndaj grave, emancipimin dhe se ka ende shumë rrugë për të bërë, për të arritur me të vërtetë barazinë mes sekseve.
Është një argument që e kam për zemër dhe mendoj që dhuna është ankthi më i madh i çdo gruaje. Kujt nuk i ka ndodhur të shkojë në tualet në një restorant, ndoshta kur ai po boshatiset dhe të mos ketë frikë që dikush mund të hyjë papritur pas saj? Edhe kur shoh një sulm seksual në film, ndihem keq. Nuk arrij t’ia shpjegoj vetes sesi në mendjen e një burri mund të shpërthejnë mekanizma të tillë.
Rodriguez, gjithashtu, nuk pranon që për disa njerëz faji për dhunën e pësuar është i gruas.
“Këta njerëz, nga inati, unë do i zija me grushte. Ndoshta bëhet fjalë për njerëz të sëmurë, që duhen kuruar. Nuk ka të bëjë shumë me emancipimin: për mua, këtë gjë e kemi fituar prej kohësh, jo në të gjitha kulturat, të kuptohemi…Kur udhëtoj shoh gra të mbuluara me burra të veshur si perëndimorë. Është diçcka që më shqetëson, por e kuptoj: është çështje culture. Me siguri, ka ende shumë maskilizëm në botë dhe është turp. Mendoni vetëm kur një grua ndahet me një burrë: është gjithmonë ajo që e ka fajin, apo jo?
Nuk mund të mos mendosh që i referohet pak edhe fundit të martesës së saj me Stefano De Martino.
Ja pse Belen do që ta edukojë të birin Santiago me respektin për të tjerët, “duke I thënë që jemi të gjithë të barabartë dhe kemi të njëjtat të drejta”. Dhe sepse, për rrugëtimin e saj ekzistencial dhe marrëdhënien me feminilitetin e vet, nuk mohon asgjë:
Vetes sime adoleshente do i thosha: “Ji më e vendosur, më e sigurt dhe ki më shumë respekt për veten në disa situata”. Edhe pse, e di çfarë të them? Në fund do i thosha: “Mos ndrysho. Duke gabuar mëson dhe ne jemi zgjidhja e problemeve tona. Sot duartrokas veten, jam bërë gruaja që doja të isha”.
Deklarata e Belen Rodriguez, është bërë titull në shumë media.