Përgatituni për një eklips të plotë diellor kur hëna të zërë diellin duke errësuar qiellin dhe duke krijuar një hije spektakolare.  Eklipsi i diellit do të mund të shihet pjesërisht nga njerëzit në juglindje të Azisë, në disa zona të Alaskës, Hawaii dhe Guam, sipas NASA-s.

Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit çdo muaj, por fenomeni i eklipsit diellor ndodh kur trupat qiellorë janë të pozicionuar në mënyrë perfekte njëri pas tjetrit dhe hëna bllokon diellin. Eklipsi diellor gjithashtu mund të shihet pjesërisht në Sumatra, Indonezi dhe Borneo.

NASA planifikon të transmetojë eklipsin, që do të ndodhë në orën 8:38 të pasdites.

Nëse jeni me fat dhe e shikoni pamjen, mos harroni të vendosni syze mbrojtëse.

Eklipsi tjetër diellor do të ndodhë në 21 gusht të vitit 2017.

ABCnews