Franca ka të parin kryeministër homoseksual në historinë e saj. Gabriel Attal u emërua nga presidenti Emmanuel Macron në krye të qeverisë pas dorëheqjes të Hënën, të Elisabeth Borne. Attal, që mban postin e ministrit të arsimit prej Korrikut të vitit të kaluar është 34 vjeç dhe po ashtu është kryeministri më i ri në moshë i Francës.

Macron e përzgjodhi atë për t’i dhënë imazhit të qeverisë një rifreskim, pasi qeveria e pararendëses së tij shënoi popullaritetin më të ulët në dekada veçanërisht pas reformës së pensioneve të fillim vitit të kaluar që shkaktoi protesta masive të dhunshme.

Attal është një prej figurave me më shumë mbështetje në partinë e Macronit, fakt që presidenti po përpiqet ta shfrytëzojë para zgjedhjeve parlamentare europiane të Qershorit, duke e vënë përballë liderit të ri nacionalit Zhordan Bardela, nipi i Marine Le Penit, partia e të cilit kryeson aktualisht sondazhet për mbështetjen popullore.