Prej kohësh, është aktive faqja www.fjalorshqip.com e cila përmban fjalorin e gjuhës së sotme shqipe në formë elektronike, madje edhe fjalorë të gjuhëve të tjera që përkthejnë në shqip ose nga shqipja, fjalë në anglisht, greqisht, italisht dhe spanjisht.

Megjithatë, tani keni edhe një ofertë të re. Pa qenë nevoja ta shkarkoni, në çdo çast, nëse keni internet në pajisjen tuaj elektronike, mund të hapni edhe faqen www.fjalori.shkenca.org që përmban 40 mijë fjalë shqip.

Në të dyja faqet, fjalët mund t’i kërkoni duke përdorur, c dhe e në vend të ç dhe ë, që e bëjnë të lehtë përdorimin e faqeve dhe gjetjen e fjalës edhe kur shkronjat e shqipes nuk janë në tastierë.