Maturantët e 2016-ës, por edhe ata të viteve në vijim nuk do të kenë mÑ‘ mundësi të zgjedhin Fakultetin e Shëndetit Publik pranÑ‘ Universitetit tÑ‘ MjekÑ‘sisÑ‘. Ai Ñ‘shtÑ‘ mbyllur.

I hapur në vitin 2007, ky Fakultet mund të cilësohet si një nga Fakultetet më jetëshkurtër në historinë e universitetit shqiptar. Megjithatë, në 8 vite  funksionimi, me logon e tij janë diplomuar rreth 500 studentë. Por vetëm 50 prej tyre janë të punësuar në profilin përkatës.

Mesa duket mungesa e tregut të punës për të dilpomuarit e këtij profili ka qenë njÑ‘ nga arsyet kryesore tÑ‘ kërkesës nga studentët, por edhe nga stafi pedagogjik për mbylljen e tij. Fillimisht kanë qenë studentët që kanë kërkuar mbylljen e Fakultetit për disa vite.

“Në shtator të 2014-ës ne bëmë kërkesë për mbylljen e profilit për një përiudhë disavjeçare, me qëllim që të përthithen në treg ata që kanë mbaruar studimet këtu. Të gjithë studentët ishin dakord”- shprehet Andi Rabiaj, kryetari i Këshillit Studentor të Shendëtit Publik.

Sipas kërkesës, drejtuar dekanit të Fakultetit, gjashtë ishin problemet e evidentuara, me më kryesorin atë të punësimit. Pikat e tjera të kërkesës kishin të bënin me shqetësimet e studentëve në jetët e tyre akademike. Ndër to ishte rishikimi i kurrikulave, mungesa e praktikave për ciklin e dytë të studimeve dhe mungesa e një infrastukture që favorizon zhvillimin e mësimit.

Këto shqetësime të studentëve, duket se gjetën mbështetjen e stafit akademik dhe autoriteteve drejtuese të Universitetit të Mjekësisë. Madje autoritetet kanë identifikuar edhe probleme shtesë për të marrë vendimin e mbylljes. Njëkohësisht me problematikat e tregut të punës, Fakulteti i Shëndetit Publik nuk përmbushte as dispozitat ligjore, të cilat kërkojnë të paktën 21 punonjës nÑ‘ personelin akademik, ndërkohë që numri total i pedagogëve me kohë të plotë në këtë Fakultet është 13. Mbyllja e tij, nuk u shoqÑ‘rua me shkurtim tÑ‘ stafit pedagogjik, pasi në përputhje me ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në objektivat e grupit të punës, u propozua që Fakulteti i Shëndetit Publik t’i bashkohet si njësi bazë (Departament) Fakultetit të Mjekësisë.

“Vendimi ynÑ‘ u bazua në disa arsyje, si: tregu i pafavorshëm i punës, kapaciteti i kufizuar i degÑ‘s deri nÑ‘ 20 studentÑ‘, ndÑ‘rkohÑ‘ qÑ‘ prurjet vjetore kalonin numrin 80 tÑ‘ fituesve. Ky vendim është një lloj ndihme për ata që janë diplomuar, si dhe për dy vitet e tjera që pritet të diplomohen nÑ‘ nivelin Barchelor”- tregon dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik, Enver Roshi.

Si rrallë herë, stafi akademik ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e Fakultetit. Më pas kalimi në Senatin Akademik të Universitetit tÑ‘ MjekÑ‘sisÑ‘ dhe në Ministrinë e Arsimit ishte thjesht një formalitet. Pasoja ishte mosmiratimi i kuotave për vitin e ri akademik 2015-2016.

Me mbylljen e nivelit Barchelor nuk është larguar vëmendja ndaj kësaj dege. Ata që kanë interes t’i thellojnë dijet e tyre mund të ndjekin degët që do të hapen në Masterin Profesional me fokus Shëndetin Publik.

Studentët që momentalisht janë në vitin e dytë dhe të tretë Barchelor, shprehen të pavendosur për zgjedhjen e drejtimit nÑ‘ Master dhe të zgjënjyer nga tregu i punës. Sipas tyre konkurrenca është e lartë dhe vështirësia për t’u punësuar dyfishohet. Kjo për shkak se, në pozicionet që duhet të punësohen specialistët e Shëndetit Publik u jepet prioritet atyre që vijnë nga degë të tjera dhe kualifikohen nÑ‘ njÑ‘ nga drejtimet e Master-it.

Ajo që synohet në të ardhmen, është hapja e pesë drejtimeve të Masterit Profesional, që do të bazohen në modelin e shkollës franceze të Shendetit Publik. Qëllimi i saj është të trajnojë profesionistë, që do të punojnë në strukturat shtetÑ‘rore apo private, duke pasur kualifikimin e duhur.

5 profilet e Masterit Profesional

Master në fushën e Epidemologjisë

Master në profesionin Shëndetësor

Master në fushën e Biostatistikës

Master në Shëndetin Mjedisor

Master Menaxhimi

Struktura aktuale e Universitetit tё Mjekёsisё

Universiteti i MjekÑ‘sisÑ‘, sipas relacionit të datës 25.02.2016 “Për riorganizimin e strukturës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, organizohet nÑ‘ tre fakultete, atÑ‘ tÑ‘ MjekÑ‘sisÑ‘, tÑ‘ Shkencave MjekÑ‘sore Teknike dhe MjekÑ‘sisÑ‘ Dentare. MaturantÑ‘t do tÑ‘ kenÑ‘ mundÑ‘si tÑ‘ aplikojnÑ‘ vetÑ‘m nÑ‘ degÑ‘t e fakulteteve tÑ‘ mÑ‘sipÑ‘rme, pasi fakulteti i FarmacisÑ‘ dhe i ShÑ‘ndetit Publik i Ñ‘shtÑ‘ bashkuar si njÑ‘si bazÑ‘ (Departament) Fakultetit tÑ‘ MjekÑ‘sisÑ‘. Ky strukturim Ñ‘shtÑ‘ ndÑ‘rmarÑ‘ pÑ‘r shkak se dy fakultetet e mësipërme nuk plotÑ‘sonin numrin total tÑ‘ personelit akademik me 21 punonjÑ‘s me kohÑ‘ tÑ‘ plotÑ‘ dhe kriterin e personelit akademik me grada shkencore, apo tituj akademik.