Sot, më datë 11 qershor 2016, në të gjithë vendin u zhvillua provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2016, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë. Provimi u zhvillua nga ora 10.00 deri në orën 12.30 dhe përfundoi me sukses në të gjithë vendin.
Sipas procedurës dhe në kuadër të transparencës me publikun, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar po sot, pas përfundimit të provimit, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.
Testi për provimin përbëhej nga 25 pyetje e në total ka 50 pikë dhe maturanti duhet të marrë minimalisht 20% të pikëve, në të kundërt, nuk konsiderohet kalues.
http://www.akp.gov.al/images/matura_2016/d1/skeme_gjimnazi_a.pdf
http://www.akp.gov.al/images/matura_2016/d1/skeme_gjimnazi_b.pdf